E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Si tė reagojmė?
Si tė reagojmė?
Si tė reagojmė?
Republika e Kosovės, fatkeqėsisht, ėshtė bėrė tėrė vrima-vrima dhe nėpėr to po futet kush po do dhe po del kush po do. Megjithatė, nganjėherė po zihen disa trafikantė tė drogės qė kushedi ku e kanė kokėn. Por, kjo nuk ėshtė tema qė dua ta trajtoj kėtu.

Çështja është te ardhja e politikanëve të lartë, të mesëm dhe sigurisht të ulët serbë në Republikën tonë. Këta të fundit, sipas të gjitha gjasave, janë të pranishëm, dhe kanë qenë, kudo nëpër vendin tonë të pavarur!

Ata që duhet të reagojnë, Qeveria e Kosovës, me hesap po ndihen mjaft mirë brenda “mureve” të Prishtinës dhe fjalët e tyre në drejtim të kësaj çështjeje janë të brishta, sikur karota të ziera! Të zënë me punët përreth zyrave të tyre të supermobiluara, por ndoshta edhe të zënë në vrapin e veturave zyrtare të shpejta që mund të bllokohen nëpër rrugët e ngushta të kryeqytetit, qeveritarët e shohin mjaft të largët e abstrakt territorin e shtetit tonë. Ndonëse ky territor është mjaft i ngushtë, ata e kanë të vështirë ta kontrollojnë, por ndoshta edhe ta perceptojnë si diçka të kontrollueshme. Nëse, ta zëmë, dikush që nuk është shtetas i Kosovës futet diku brenda kufirit tonë, te Bjeshkët e Nemuna, alarmi nuk bie askund, sepse ndërkohë askush nuk e di se ku janë vijat kufitare. Si ta dijë kur askujt nuk i ka interesuar që prej pas luftës për këtë çështje të ndjeshme shtetërore e të sovranitetit. Mirëpo, ne, siç po shihet, e kuptojmë ndryshe sovranitetin. Në rastin më të mirë, ai perceptohet si kufi i katundit apo qytezës, kurse në rastin më të keq si kufi i shtëpisë apo arës. Prandaj, kujt i kërcet për një vijë që gjendet nja 100 km tutje, në një zonë të thellë. Por, derisa neve nuk na intereson, por ju intereson fqinjëve. Sipas raporteve të gazetarëve, kufijtë janë shtyrë në thellësi të Kosovës në të gjitha anët, përveç në kufirin me Shqipërinë. Lutem që të mos arrijnë deri në kufijtë e Prishtinës, sepse duhet pastaj të ngushëllohemi me meselenë e Nastradinit dhe djegien e Stambollit.

Mirëpo, të reagohet jashtë institucioneve nënkuptohet si akt jashtë ligjit dhe kështu, nëse dikush mundohet t’i mbrojë kufijtë legjitim të shtetit me ndonjë mjet të përcaktuar dhe efikas, atëherë ka shumë gjasa që përfundon në burg, madje me ndonjë akuzë të rëndë, për shembull, për veprimtari terroriste. Paradoksi e qet kryet menjëherë. Për mbrojtjen e kufijve të shtetit shkon në burg. Situata është e ngjashme me kohën e okupimit dhe robërisë serbe. Kur dikush donte të mbronte nderin e familjes, nderin e katundit, qytezës apo qytetit dhe kështu nderin kombëtar, atëherë ai ndiqej si terrorist prej policisë, ushtrisë dhe organeve të pushtuesit. Ndoshta krahasimi mes situatave është i paqëlluar, por frikësohem se gjendja po shkon drejt këtij zhvillimi. Duhet ta dinë qeveritarët, por edhe strukturat ndërkombëtare se territori që po cenohet është në radhë të parë i njerëzve të këtij vendi; nderi i nëpërkëmbur i shtetit është po ashtu i këtyre njerëzve dhe, ndonëse ka shumë mundësi që ata ta dëgjojnë Qeverinë dhe t’i përcjellin hapat e saj të butë, prapëseprapë për një moment, mund të shërbejë vetëm një xixë për ta ndezur zjarrin. Sepse, nuk bëhet shaka me territorin e shtetit. Ardhja e kryetarit, kryeministrit dhe ministrave serbë, përveç provokim i poshtër dhe i hapur, paraqet edhe një sjellje më perfide. Ata po dëshirojnë të dëshmojnë se janë duke ardhur në territorin e vet. Kjo, sipas mendimit tim, është parashenjë për ardhje të tjera të mundshme të tyre, nëse, eventualisht, ndryshon raporti i forcave në marrëdhëniet ndërkombëtare. E si do t’i presim ne pastaj? Me karota të ziera në duar! Nëse ngushëllohemi me vetëm praninë e Aleancës Veri-atlantike në ato pjesë të territoreve ku futet kush të dojë, apo edhe në pjesët e vendit ku asnjë shqiptar nuk guxon të shkojë, atëherë sovranitetin e kemi kuptuar si rehati zyre dhe asgjë më tepër. Prandaj, për të mos ardhur deri te situata kur struktura jashtëinstitucionele të frustruara njerëzish të këtij vendi t’i fillojnë reagimet ndoshta edhe tërësisht emocionale ndaj shkeljes së pavarësisë dhe sovranitetit, duhet që Qeveria e Kosovës të mos sillet kaq me relaksim dhe ta përballojë me veprime konkrete kërcënimin e kohëve të fundit të Serbisë. Se si do të dukeshin këto veprime, duhet ta dijë vetë Qeveria, sepse ajo e ka shpallur pavarësinë dhe sovranitetin dhe ajo duhet t’i mbrojë, ngase edhe e ka detyrë të përcaktuar nga Kushtetuta, por edhe vota e dalë e popullit.


Publikuar: 09.05.2008 00:00:33
Lexuar: 63 herė
Fjalėt kyēe: Republika, Kosovės, reagojmė,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Pranojeni Kosovėn Pranojeni Kosovėn
UNMIK-u, EULEX-i dhe sovraniteti UNMIK-u, EULEX-i dhe sovraniteti
Pakoja e ahtisarit, Iliri dhe Dushani Pakoja e ahtisarit, Iliri dhe Dushani
Filmimi i tė arrestuarve Filmimi i tė arrestuarve
Rreziku nga ngecja ne njohje Rreziku nga ngecja ne njohje
Divorce evropiane te unifikuara Divorce evropiane te unifikuara
Kėmbėt e qelqta tė shtetit tė Kosovės Kėmbėt e qelqta tė shtetit tė Kosovės
Investimet nė turizėm, Shqipėria e fundit nė rajon Investimet nė turizėm, Shqipėria e fundit nė rajon
Arratia e trurit dhe indiferenca e politikės Arratia e trurit dhe indiferenca e politikės
Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit Mandati i misionit dhe ēėshtja e sovranitetit
Google Yahoo MSN