|
EVN shkyē nga rrjeti fshatin Sveta Petkė
Pėrfaqėsuesit e kompanisė austriake thonė se banorėt e fshtit vazhdojnė tė mos i paguajnė faturat pėr energjinė e harxhuar elektrike.
Kompania energjetike EVN ka ndërprerë energjinë elektrike për banorët e fshatit Sveta Petkë për shkak të nivelit të ulët të pagesës të borxheve të mbetura të cilat i kanë ndaj kompanisë energjetike EEM-EVN. Përfaqësuesit e kompanisë austriake thonë se interesimi i banorëve për pagesën e faturave mbetet i pandryshuar. Banorët e këtij fshati nga kompania energjetike kërkojnë që borxhin e tyre ta paguajnë me disa këste. Fshati Sveta Petkë për herë të parë mbeti ma energji elektrike para një muaj kur ishte regjistruar 0 % pagesë. Ditë më parë fshatrat Kondovë dhe Studeniçan mbetën pa energji elektrike si paralajmërim për pagesën e borxheve të mbetura. Të mërkurën pa furnizim me energji elektrike mbeten 25 kompani publike, ndërsa aksioni i ndërprrerjes të energjisë do të vazhdojë deri në pagesën e faturave.

|
| Lajmet e fundit |
|
|
 |
|
|
 |
|
|


|