Koncepti atraktiv i Seatit - Bocanegra, i cili i ėshtė shfaqur publikut nė panairin e automjeteve tė Gjenevės, ėshtė dashur tė shėrbejė vetėm si uverturė nė paraqitjen e Ibizas sė re. Tani marrim vesh se Seat, pėr gėzimin e adhuruesve tė prodhuesit spanjoll, megjithatė do ta vendosė atė nė prodhim serik.
Disenjatori kryesor në Seat dhe krijuesi i Bocanegras, Luc Donckerwolke, ka deklaruar për portalin AutoExpress: Kur ia kemi treguar konceptin drejtorit tonë ekzekutiv Eric Schmitt, ai ka thënë: 'E dua një!'. Pas reagimit pozitiv të publikut në Gjenevë, thjesht nuk kemi mundur të ndalojmë prodhimin serik të Bocanegras.

Seat Bocanegra
Kompaktin e Seatit do të duhej ta fut në lëvizje motori 1.4 litërsh TSI me 180 KF i pajisur me marshin automatik DSG prej shtatë shpejtësish. Edhe pse Seat ende nuk e ka konfirmuar, ky automjet në gamën e tyre do të duhej të kategorizohej si seria më prestigjioze e Ibizas.
Ne vetëm shpresojmë që prodhimi serik do të mbajë së paku një pjesë të dizajnit të shkëlqyeshëm i cili e ka bërë njërin nga automjetet më atraktiv në Gjenevë.