I riu i Bacelonės, Giovani Dos Santos, shumė shpejt mund tė jetė pjesė e ekipit tė Manchester Cityt, siē ka deklaruar babai i sulmuesit meksikan.
18 vjeçari pritet të largohet nga Camp Nou gjatë kësaj vere dhe deri në këtë moment, janë disa klube të interesuara për të. Chelsea dhe Liverpooli janë po ashtu në ndjekje të situatës, ndërsa sipas babait të tij, City tashmë ka kontaktuar me agjentin e futbollistit.
Gjithçka është në duart e agjentit. Dëshiruam që të jemi diskret deri në fund të sezonit. Në Barcelona tashmë e dinë situatën, pasi që kemi biseduar me drejtorin sportiv. Ka disa klube angleze të interesuara për Giovanin, ndërsa shanset më të mëdha janë që ai të kalojë në City, ka thënë babai i tij, Zizinho.
Sipas informatave në Spanjë, çmimi i tij mund të jetë afër 10 milionë euro.