Operacionet amerikane u bėnė mė ambicioze se tė britanikėve, duke pėrfshirė hedhje nė zona tė ndaluara. Pėr shkak se zona qė ata kishin vėnė nė shenjė ishte nė thellėsi tė vendit dhe larg nga bregu i detit, OPC-ja vendosi tė dėrgojė grupe tė vogla me anė tė ajrit, duke i hedhur me parashutė nė zona qė ata i njihnin mė mirė.
Ata përdorën veteranët polakë të RAF-it, që drejtoheshin nga Roman Rudkovski, kolonel i forcave ajrore, i cili ishte hedhur me parashutë me Piter Kempin për tu ndërlidhur me ushtrinë polake nga fundi i vitit 1944. Kjo ishte një çështje taktike e diskutueshme midis OPC-së dhe homologëve të tyre britanikë. Rodni Denis kishte marrë detyrën në Stamboll si shef i qendrës, ku u mor me një numër refugjatësh shqiptarë të përfshirë në operacionin Vejuebël. Ai ishte martuar me motrën e Greham Grinit, që punonte në seksionin V të Departamentit të Ndërlidhjes për Lindjen e Mesme dhe ishte futur në Shërbimin Sekret që para shpërthimit të Luftës.
Ashtu si dhe oficerët e tjerë të MI 6-s, Denis kishte mendimin se ishte gabim të përdorej hedhja me parashutë. Avioni në një zonë të pabanuar bie në sy menjëherë. Anijet e vogla ishin më të përshtatshme. 97).
Përpjekja e dytë
Rekrutët shqiptarë të OPC-së ishin maskuar në batalionet e punës nën komandën e ushtrisë amerikane në Gjermani. Batalionet e punës i ngriti Karmel Ofi me ndihmën e Lorëns Nojfrill, këshilltar special i CIA-s pranë Komisionarit të lartë Amerikan, të cilët strehuan Kompaninë 4000 në një fshat të madh afër Heidelbergut, që i përkiste Zonës Amerikane. Amerikanët ia lanë rekrutimin e 250 shqiptarëve, Abaz Kupit, Abaz Ermenjit dhe Kryeziut. Ata u grumbulluan në qershor të 1950-s me në krye Çaush Ali Bashën, një ballist, ish-oficer madhor, dhe Xhemal Laçin, monarkist, që ishte si zëvendës i tij. Rekrutët ishin nga ana cilësore të ulët dhe një pjesë e tyre me shëndet të dobët. Përveç kësaj, lufta e brendshme politike, solli që stërvitja të ndërpritej herë pas here. 98). Operacioni britanik vazhdoi në fillim të qershorit 1950, kur Dok Xenër çoi me avion gjashtë persona në Athinë për një mision të tretë, të cilët kësaj radhe do të hynin në Shqipëri nëpërmjet tokës. Xenër kooperoi me Petrik Uinin, që tani kishte si zëvendës Frenk Stollud, ish-mësues, i cili para se të hynte në Shërbimin Sekret, në vitin 1946 kishte shërbyer në Lindjen e Mesme me Korpuset e Zbulimit. Për organizmin në anën britanike përgjigjej ish-komandanti i xhandarmërisë në regjimin e mbretit Zog, Dejrëll Okli Hill, ish-oficer i seksionit D dhe i SOE-s. Në vitin 1946 u kthye me misionin e UNRRA-s në Tiranë, ku Hoxha e akuzoi atë për nxitje të emigracionit politik.
Dështimi i operacionit
Nga Athina, Okli Hill raportonte direkt në Londër, ndërsa OPC-ja drejtohej nga Bill Bremëll dhe Horës i cili përgjigjej për shtëpitë konspirative. Por, operacioni i Athinës dështoi për shkak të mungesës të koordinimit me shërbimin e fshehtë grek, sepse ata ishin të indinjuar dhe e quanin këtë ndërhyrje në punët e brendshme të Greqisë 99). Herëld Përkins së bashku me Trejsi Barns, shefi i personelit luftarak psikologjik dhe paraushtarak i OPC-së, organizuan një fushatë propagandistike. Në fillim të gushtit 1950 në anën e Korçës u hodhën me avion fletushka me përmbajtje kundër regjimit të Hoxhës. Ngarkesa e parë duhej të hidhej në det. Hedhja e parë e suksesshme u bë në mesin e shtatorit, por Okli Hilli konstatoi se piloti amerikan i kishte ghedhur fletushkat gabimisht në një anë tjetër.
Kjo shkaktoi konfuzion në vendet fqinj. Zyrtarët jugosllavë e dinin që fletushkat ishin hedhur në Shqipëri dhe në zonën e Kosovës dhe Metohisë, me sa dukej gabimisht, sepse ata ishin në bullgarisht dhe i kërkonin bullgarëve të ndërmerrnin veprime kundër qeverisë komuniste. Një zyrtar i lartë jugosllav i tha Sujrës Sulsbërgër se ata dyshuan te rusët, por gazetari e dinte se ato e kishin origjinën te Komiteti amatoresk Europa e Lirë e C.D Xheksonit. Përkins gjithashtu dislokoi balona për të hedhur fletushka duke përdorur teknologjinë e zhvilluar nga shkencëtarët e MI 6-s, e cila ishte bazuar në eksperiencën japoneze të kohës së luftës. Barns preferonte të mbushte shportat e balonave me artikuj të tillë të që mungonin në vend; si miell, gjilpëra, brisqe roje dhe artikuj të tjerë tualeti perëndimorë të klasit të parë, të shoqëruar me një njoftim se ato ishin dhuratë nga Fronti Shqiptar i Çlirimit Kombëtar. Radio Shqipëria e Lirë transmetonte emisione, por kishte pak radio marrëse brenda vendit.
Nisin ndëshkimet
Ndërkohë, media shqiptare botonte lajme mbi parashutistë që hidheshin nga avionë që vinin nga Italia. Në korrik qeveria shqiptare i dërgoi një notë proteste qeverisë italiane, ku ankohej që ajo po lejonte hedhjen me parashutë të agjentëve në territorin shqiptar. Gjyqe të mëdha u zhvilluan në Jug të Shqipërisë ndaj agjentëve që kishin kaluar kufirin nga Greqia. Ndërsa një tjetër u mbajtën në Veri procese kundër agjentëve jugosllavë. Gjatë gushtit Kim Filbi udhëtoi për në Londër së bashku me drejtorin e OPC-së, Frenk Uajznër dhe Robert Xhojs i Departamentit të Shtetit, për të marrë pjesë në mbledhje speciale të Komitetit të Rusisë. Xhojs dhe Uajnër u njohën me objektivin e Komitetit për të përkrahur konfliktet civile në vendet satelite me synim dobësimin e kontrollit të Bashkimit Sovjetik. Dy çështjet kryesore të rendit të ditës ishin e para; arritja e një konsensusi ndërmjet Shërbimit të Fshehtë Britanik dhe atij Amerikan mbi datën e mundshme të fillimit të një sulmi të Bashkimit Sovjetik kundër Perëndimit dhe së dyti, koordinimi i operacioneve të OPC-së dhe MI 6-ës për të përmbysur qeverinë në Shqipëri, Latvia dhe Ukrainë. Xhojs mbajti procesverbalin për amerikanët ndërsa për britanikët shënimet u mbajtën nga Kim Filbi 101).
Një tjetër tentativë
Në shtator, misioni i dëshiruar i Okli Khillit nëpërmjet tokës u riaktivizua dhe njësia e parë u dërgua në Shqipëri nëpërmjet Greqisë. Të mbijetuarit u kthyen gradualisht në Maltë në fillim të nëntorit, por ata nuk ishin më të suksesshëm se inkursionet e para. Gjatë nëntorit anija e Xhejms Blekbërnit zbarkoi edhe dy grupe të mbështetura nga britanikët në bregdetin shqiptar që të merrnin lidhje me njerëzit e Gani Bej Kryeiut, të cilët me sa duket kishin hyrë në Shqipërinë Lindore nga Jugosllavia. Ambasadori britanik në Beograd, Çarls Pik, informoi në kohë të ngarkuarin me punë amerikanin, Bob Rim, për misionet e futjes së grupeve, por nuk i konfirmoi për kohën e nisjes së tyre. Dy grupet menjëherë u kapën nga forcat e sigurimit. Sajër Soullsbërgër përsëri mori informacion për këtë orvatje katastrofike.
Pak që mbijetuan dhe munden të kthehen u thanë shokëve dhe kolegëve të tyre në Maltë se forcat e sigurimit e kishin forcuar sundimin e tyre në vend dhe lëvizja e lirë pothuajse ishte e pamundur. Morali, jo artificialisht po binte në mënyrë alarmante dhe një atmosferë vdekjeje filloi të rrethojë fortesën 102). Gjatë vjeshtës të vitit 1950, lajmet për operacionin Veljuebël/Find vazhdonin të përhapeshin. Këshilltari i Ambasadës Amerikane në Beograd i bëri të ditur Soullsbërgërit se CIA dhe britanikët janë gati për një plan tjetër për përmbysjen e regjimit në Shqipëri. Mbas një numri fillimesh të gabuara dhe dështimesh, nëntë rekrutë shqiptarë të Kompanisë 4000, të sponsorizuar nga OPC-ja, u hodhën në Shqipëri më 19 nëntor. Ata ishin jo mirë të përgatitur për operacionin. Ata u stërvitën vetëm tri javë, dhe pikërisht për këtë stërvitja u vlerësua si më e dobët se ajo që u kishin ofruar britanikët në Maltë. Adem Gjura më vonë pohoi se ai ishte dërguar në terren pa ndonjë plan veprimi dhe pa ndonjë mendim se ku mund të gjente miq. Njerëzit e tij ishin zgjedhur pa treguar kujdes për aftësitë e tyre fizike ose mendore për një detyrë të tillë të vështirë.
Ata ishin kockë e lëkurë dhe të pa ushqyer, aspak të tipit komando. Për çudi, ata nuk ishin stërvitur për tu hedhur me parashutë. Ndodhte që pilotët polakë nuk lokalizonin vendin e caktuar për hedhje dhe furnizimet jetike përfundonin në tjetër qytet. Veç kësaj, qindra forca të Sigurimit kishin mbuluar zonën dhe ishin në pritje të tyre. Selim Daci pohonte se, shumë shpejt ne morëm vesh se zbarkimi ynë dihej nga forcat e Sigurimit. Gjura mësoi se shumë fshatarë e dinin emrin e tij. Ditë përpara, forcat e sigurimit u kishin bërë të njohur se Adem Gjura do të hidhej nga qielli dhe se ata duhet të jenë në kërkim të tij 103).