Lidershipi serb nė Beograd tė premten mė 9 maj, mbylli skenėn e njė drame tė aktruar mirė. Gjithmonė, janė dy grupe lojtarėsh - aktorėqė tė kujtojnė dy kokat e shqiponjės. Njėra kokė klithė nė drejtim tė perėndimit, dhe tjetra kokė klithė nė drejtim tė lindjes (Rusisė).
Grupet e lojtarëve politik serb që luajnë përvojat e baballarëve po ashtu aktorë dhe nacionalist shquhen për konsekuencë madje, deri në vetrrënim. Konsekuenca, buron nga çerdhja e interesave shtetërore hegjemoniste. Gjatë këtyre ditëve të parafushatës dhe të fushatës për zgjedhjet e parakohshme të 11 majit, kemi parë bubullima të grindjeve të thella mes palëve në fushatë. Kryesisht, në mes të Tadiqit, dhe Koshtunicës. Por pse është kjo gjendje trazimi dhe aktrimi në Serbi ?
Në suaza të skemave teatrale serbe, është krijuar përshtypja e stuhishme që politika serbe po copëzohet, se lidershipi, opinioni, partitë serbe po ndahen dhe se e gjithë kjo, po ndodh nga shkaku që Tadiqi shikon kah Brukseli, kurse Koshtunica kah Moska. Kështu, është krijuar bindja që Tadiqin do ta lëshojë shpirti në çdo çast nga dashuria për Evropën, kurse Koshtunicën, nga dashuria për Rusinë. Në fakt, të dy i lëshon shpirti më shumë, për Kosovën. Përmes Kosovës të dy, edhe janë ngjitur në hierarkinë më të lartë sunduese në Serbi. Në anën tjetër, vlerat e lojës së këtij tandemi (Tadiq Koshtunica), qëndrojnë mbi supet e radikalit evgjit Tomisllav Nikoliq të cilin dikush (një i huaj), e quajti këto ditë më të mirë se Koshtunica ! Por jevgjiti Nikoliq, është asgjë më shumë se letra e lakmuesit të nacionalizmit primitiv serb.
Më 11 maj, në vendin që është bërë shtet, një vend tjetër shtet, do që të mbaj dy palë zgjedhje. Serbia, provon forcën për hisen e justifikuar me çdo kusht, ndaj Kosovës. Përmes mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovë, kjo është provat e rrezikshme serbe për të provokuar dhe avancuar më shumë, qëndrimet e deritashme. Beogradi, pas zgjedhjeve do ti josh strukturat minoritare serbe që do të legjitimohen të marrin në njëfarë mënyre drejtimin dhe detyrimin që jo vetëm ta ushtrojnë të drejtën e votës por, ti nisin themelet e pushtetit paralele në Kosovë.
Dhe nëse minoritarët do të përpiqet ti ndal ndokush, ata do nisen drejt rrugës së rebelimit për shpalljen e formave politike të konstituimit, deri te tentativat për shkëputje. Dhe çfarë mund të ndodh pastaj
? Nuk dihet saktësisht. Por askush se fillon luftën e Tretë Botërore në Kosovë. As Rusia. Shqiptarët, nuk duhet të duken të hutuar dhe në gjendje rezignimi. Fundja, shtetësia duhet të mbrohet me mjete të ligjshme shtetërore. Me përpjekjet për mbrojtje, ne shprehim atributet e aktit të 17 shkurtit.
Si do që të jetë, veçantë pas 11 majit udhëheqësit e rinj serb do ulen nëpër institucionet e reja për ti vazhduar lojërat me motive të vjetra rreth Kosovës dhe, kundër saj. Dhe sdo të ketë shumë rëndësi se kush i ka fituar zgjedhjet më 11 maj: një pushtet paralel serb në Kosovë, do të justifikohet si i legjitimuar. Serbia, do ta njoh si të vetin. Natyrisht, Prishtina nuk do ta njohë këtë pushtet por ky pushtet, do të jetë si një kopil të cilin dikush e solli tek porta. Ani që nuk janë legjitim, edhe kopilët rriten