E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Biznes me bilardo
Biznes me bilardo
Biznes me bilardo
Nė Tiranė numėrohen rreth 140 bilardo tė licencuara qė paguajnė detyrimet financiare rregullisht, ndėrkohė qė norma e fitimit ėshtė rreth 90%

Koha e lirë duke luajtur bilardo sjell të ardhura të konsiderueshme për pronarët. Një lojë e cila kushton mesatarisht 50-100 lekë, kjo në varësi të vendit nga periferia në qendër, bën që të kalosh pothuajse një orë të tërë. Është llogaritur se një aktivitet i tillë e ka marzhin e fitimit 85-90 për qind.

Vetëm në Tiranë numërohen rreth 140 bilardo të licencuara si biznese të vogla në zyrat e tatim-taksave. Grupmoshat që frekuentojnë këto mjedise janë pikërisht të rinjtë dhe më pak mosha e mesme.

Por ajo që bie në sy është se janë pikërisht të papunët frekuentuesit e rregullt të bilardove. Këta të fundit janë dëgjuar shpesh dhe për rrëmujat që krijojnë në mjedise të tilla., duke mbartur me vete dhe stresin e të papunit.

Realisht ajo që bie në sy është se një aktivitet i tillë i ka shpëtuar më së miri detyrimeve financiare ndaj shtetit. Kjo kuptohet thjesht nga fakti se pothuajse në çdo lagje të Tiranës ka bilardo duke ardhur nga periferia më e largët e deri në qendër. Zakonisht aktivitete të tilla janë hapur në katet e para të objekteve që nuk janë përdorur për ndonjë biznes tjetër.

Sa të kushton të hapësh një bilardo

Llogaritet që Bilardo të jetë një ndër aktivitetet që kërkon më pak investim fillestar kapitali. Kjo për faktin se duhen një numër i vogël pajisjesh të cilat kanë një vlerë jo shumë të madhe.

Kështu për hapjen e një aktiviteti të tillë duhen minimumi 3 fusha bilardoje bashkë me aksesorët e saj (steka, shkumësa, neona ndriçimi, etj) që kushton mesatarisht 100 mijë lekë secili.

Duhen 10-15 karrige që kushtojnë 50-100 mijë lekë të gjitha. Përsa u përket dokumenteve të licencimit dhe detyrimeve ndaj tatim-taksave, llogaritet që shkojnë rreth 90 mijë lekë në vit.

Si rregull duhet që në fillim kryhet parapagim për tre muajt e parë të aktivitetit (në fillim viti). Jo vetëm kaq por në një bilardo është parë shpesh që mund të pihet edhe një kafe gjatë lojës.

Kështu që llogarisim këtu edhe një banak me një ekspres kafeje dhe aksesorë të tjerë të nevojshëm që kushtojnë rreth 100 mijë lekë të gjitha. Për më tepër duhen një frigorifer dhe një kondicioner të cilat shkojnë mesatarisht rreth 100 mijë lekë.Të llogaritura në total i bie që për hapjen e një bilardoje të duhen rreth 550-600 mijë lekë.

Të parë në dyert e bankave pronarët e këtyre aktiviteteve kanë kërkuar kredi të vogla në mënyrë që të përmirësojnë kushtet si dhe për ndërrimin e fushave të bilardove.

Bilardot bëjnë pjesë në grupin e aktiviteteve të kohës së lirë së bashku me aktivitete të tilla si: bar-kafe, restorante, diskoteka, lotari sportive, lojëra fati etj.



Publikuar: 12.05.2008 01:18:35
Lexuar: 99 herė
Fjalėt kyēe: Biznes, bilardo,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Banka britanike Banka britanike "Barklis" blen aktiva tė "Leman Braders"
SHBA, plan tė gjerė pėr tė shpėtuar patundshmėritė SHBA, plan tė gjerė pėr tė shpėtuar patundshmėritė
Nafta ra nėn 113 dollarė pėr fuēi Nafta ra nėn 113 dollarė pėr fuēi
Ish-Banka Kreditore Prishtina nuk po i kthen paratė Ish-Banka Kreditore Prishtina nuk po i kthen paratė
Kosova e Turqia nėnshkruajnė memorandum pėr mbikėqyrjen e bankave Kosova e Turqia nėnshkruajnė memorandum pėr mbikėqyrjen e bankave
Ēmimet e larta i pėrzunė turistėt nga Ohėri Ēmimet e larta i pėrzunė turistėt nga Ohėri
Rikthehet nė punė njėsia B1, stabilizohet furnizimi me energji elektrike Rikthehet nė punė njėsia B1, stabilizohet furnizimi me energji elektrike
BE planifikon program kredie pėr industrinė e automobilave BE planifikon program kredie pėr industrinė e automobilave
Dollari njė javė humbje Dollari njė javė humbje
Ka filluar beteja pėr kontrollin e hekurit Ka filluar beteja pėr kontrollin e hekurit
Google Yahoo MSN