E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > The New York Times: "Aheng nė Radio Tirana ditėn e vdekjes sė Mehmetit"
The New York Times: "Aheng nė Radio Tirana ditėn e vdekjes sė Mehmetit"
The New York Times:
Zyrtarėt amerikanė besojnė se kryeministri komunist nuk u vetėvra. Gazeta citon revistėn e Beogradit “NIN”. Ja si u komentua ngjarja.Zyrtarė tė qeverisė sė Shteteve tė Bashkuara besojnė se kryeministri i Shqipėrisė ėshtė vrarė muajin e kaluar dhe nuk pranojnė vetėvrasjen, siē e trajton radioja shtetėrore shqiptare kėtė kohė.

Amerikanët thonë se kanë marrë me rezerva informacionet e shtypit jugosllav dhe se kryeministri Mehmet Shehu ishte vrarë gjatë një takimi të Komitetit Qendror të Partisë së Punës së Shqipërisë. Megjithatë, ata thonë se nuk kishin parë ndonjë fakt për një informacion të tillë. Çështja kryesore e kësaj jave në revistën “NIN” të Beogradit fliste rreth “dyshimeve” se zoti Shehu, udhëheqësi i dytë shqiptar për nga rëndësia pas Enver Hoxhës, i cili është kryetar partie, ka rënë viktimë e “skemave të lojës së nivelit të lartë”.
Duke cituar burime Perëndimore të paidentifikuara, “NIN” thotë se takimi i Komitetit Qendror të Partisë së Punës ka qenë thirrur mbrëmjen e 17 dhjetorit dhe se atje kishte pasur një konflikt midis zotit Hoxha dhe zotit Shehu gjatë zhvillimit të punimeve.

Fijet Perëndimore raportuan çështjen

Revista thotë se sesioni ishte mbajtur për të diskutuar për përfshirjen më të madhe të shqiptarëve në tregtinë me Perëndimin. Zoti Shehu, si kryetar i qeverisë, ishte shprehur në favor të lidhjeve më të ngushta me Perëndimin, ndërsa thuhet se Enver Hoxha e kishte kundërshtuar. “NIN” thotë se zoti Shehu ishte takuar me delegacione tregtare të Greqisë dhe Rumanisë, si dhe me disa ambasadorë të vendeve Perëndimore një javë përpara vdekjes së tij. Ajo që del në përfundim është se ai “ishte i detyruar të kryente vetëvrasjen, ose për ndryshe do ta vrisnin”.
Zyrtarë amerikanë thonë se janë të sigurt se 68-vjeçari Shehu ka qenë viktimë e lojës së ndyrë, gjë që bazohet në atë që ata e interpretojnë prej “shtjellimit të përmbajtur të vdekjes së tij nga Radio Tirana. Gazetat shqiptare po raportonin se ngjarja nuk është marrë vesh akoma nga Perëndimi.

Citohet "kriza nervore"

Në orën 7 të pasdites së 18 dhjetorit, partia dhe qeveria shqiptare njoftuan përmes Televizionit se “që pa zbardhur mëngjesi i 18 dhjetorit të vitit 1981, në një momente krize nervore, shoku Mehmet Shehu, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror dhe kryetar i Këshillit të Ministrave të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, vrau veten”. Kjo u ndoq me një nekrologji të shkurtër. “Dhe që kjo ishte ajo” (trajtimi shërben si argument për skemën e vrasjes, - shën. red.), - thotë një analist. Një tjetër thekson se në kundërshtim me praktikën e zakonshme të vendeve komuniste nuk ishte thënë asnjë fjalë lavdëruese në nekrologjinë e përgatitur për zotin Shehu.
“NIN” thotë se Radio Tirana “nuk transmetoi më asnjë lajm tjetër në lidhje me këtë ngjarje” dhe se më pas vazhduan të jepeshin programet muzikore si çdo ditë.

Jugosllavët dhe amerikanët thonë se atje nuk kishte pasur të dhëna të mëparshme të një çarjeje midis zotit Shehu dhe zotit Hoxha. Ata kujtojnë se në Kongresin e Partisë, të mbajtur në nëntor, zoti Shehu mbajti një fjalim të gjatë fill pas fjalës së hapjes nga zoti Enver Hoxha.

Shenjat e kaluara flasin për tension

Por, amerikanët thonë se ata kishin konstatuar në shtypin shqiptar shenja tensioni në radhët e udhëheqjes për planin e ri 5-vjeçar, i cili ishte miratuar pas zgjatjes së konsiderueshme në Kongresin e Partisë, i cili u mbajt në nëntor. Gjithashtu, ata citojnë në një artikull të shkruar në numrin e tetorit të gazetës partiake “Rruga e Partisë” kritikën për politikën e izolimit. Por amerikanët thonë se nuk kishin të dhëna se zoti Shehu dhe zoti Hoxha kishin pikëpamje të kundërta rreth kësaj çështjeje.
Vdekja e zotit Shehu shtroi çështjen e pasardhësit jo vetëm për postin e kryeministrit, por përfundimisht, edhe të asaj se kush do të jetë Sekretar i Parë i Partisë. Kjo për shkak se zoti Hoxha, i cili është 73 vjeç, vuan nga sëmundja.

Zyrtarët amerikanë thonë se logjikisht, pasardhës i zotit Shehu në detyrën e kryetarit të qeverisë mund të jetë Adil Çarçani, një ekspert ekonomie, i cili ka qenë që prej vitit 1974 në postin e zëvendëskryeministrit. “NIN” gjithashtu përmend edhe Ramiz Alinë, ish-udhëheqësi i rinisë komuniste dhe ministër e Arsimit, që ka qenë zyrtar i nivelit të dytë në Sekretariatin e Partisë. Parlamenti ka planifikuar të mblidhet më 14 janar dhe pikërisht në atë kohë pritet të bëhen edhe ndryshimet në kabinetin qeveritar.


Publikuar: 12.05.2008 06:02:06
Lexuar: 122 herė
Fjalėt kyēe: Aheng, Radio, Tiranen, diten, vdekjes, Mehmetit,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Enver Hoxha Enver Hoxha
Tradita tiranase, njė llokume pėrgjysmė mes vjehrrės dhe nuses Tradita tiranase, njė llokume pėrgjysmė mes vjehrrės dhe nuses
Bisedė me dy vėllezėrit Drishti, policė nė Nju Xhersi Bisedė me dy vėllezėrit Drishti, policė nė Nju Xhersi
Shqipėria gjatė regjimit tė princit Vilhelm Vid Shqipėria gjatė regjimit tė princit Vilhelm Vid
Tradita historike Tradita historike
Historia e bėrthamorit shqiptar Historia e bėrthamorit shqiptar
Kroacia e Titos dhe Bosnja, dy modele ndryshe tė njė Federate Kroacia e Titos dhe Bosnja, dy modele ndryshe tė njė Federate
“Herezitė” e femrave shėronjėse “Herezitė” e femrave shėronjėse
Si u bė superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara Si u bė superfuqi Bashkimi Sovjetik, si Shtetet e Bashkuara
Si Himara iu drejtua Elisabetės sė Madhe Si Himara iu drejtua Elisabetės sė Madhe
Google Yahoo MSN