E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > E drejta nė informim
E drejta nė informim
E drejta nė informim
E drejta nė informim varet nė njė dozė tė madhe nga sistemi politik i rregullimit tė vendit. Pasi Kosova vazhdimisht promovon paqen dhe demokracinė nė vend (por edhe mė gjerė) e drejta nė informim as qė ka nevojė tė pėrmendet.

Përkundër një pranie të çuditshme amerikane, Kosova duket të ketë probleme serioze me rregullimin e kanaleve dhe formave të informimit publik. Për të anashkaluar kushtet normale të rregullimit medial, e që Kosova ende është larg të cilësimit të tillë në cilindo kuadër të mundshëm, hapësira mediale kosovare duhet të parasheh një kanal televiziv shtetëror-qeverisës dhe disa të tjera (biznese private ose kompani) që i referohen publikut. Edhe qeveritarët këtu hyjnë në kuadrin e publikut.

Kosova ka nevojë për shumë kanale televizive. Kosova duhet të ketë qasje në sportin ndërkombëtar por edhe vendor (përmes kanaleve të posaçme), Kosova duhet të ketë qasje në kulturën ndërkombëtare dhe vendore (përmes kanaleve mediale muzikore, filmike, etj.), Kosova ka nevojë për qasje politike, pra, të dijë se çfarë po ndodhë në vend, në rajon dhe në botë. E kështu me radhë.

Personalisht, do të dëshiroja që Kosova të shfrytëzoj modelin e mediave Shqiptare (të Shqipërisë) për të rregulluar hapësirën dhe tregun e vet medial. Për të shkurtuar, po të mos ishte Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) vështirë që në Shqipëri do të kishim këtë llojshmëri dhe pasuri të shumtë mediale (ka marr frekuenca mediale kushdo që ka pasur pak para) e cila, përveç shumë të tjerash, ka bërë revolucion kulturor jo vetëm brenda në Shqipëri por edhe në Kosovë. Sa për ilustrim, ekziston një thënie që përshtatet mjaft mirë në këtë rast: “Nëse dëshiron të njihesh me kulturën e një populli, shikoja mediat”. Sipas këtij përkufizimi, kosovarët dalin të jenë kanibal kulturor.

Tashti, në radhë vjen konkurrenca. Prapë, ilustrimi nga Shqipëria. Televizioni “Klan”, në fillet e saj, ishte televizioni më i shikuar në Shqipëri. Por, aq shumë e ka përkrahur Partinë Demokratike të Shqipërisë (PDSH të Sali Berishës) saqë e humbi besimin dhe rrjedhimisht, shikueshmërinë dhe ndikimin. Kështu, krejt “Klani” (frekuencat për dokumentar, muzikë, film e sport) bien në duart e kompanisë tjetër mediale “Top Channel”. Kështu, e njëjta duhet të vlej edhe për Kosovën: marrja e frekuencës për emetim nuk do të thotë që tashti bizneset, qeveria dhe qytetarët duhet ta paguajnë për transmetim. Kjo është absurde dhe kundër parimit të demokracisë. Shkurt, nëse je i zoti atëherë informo, argëto, mbijeto dhe fito, ndryshe, provo ndonjë biznes tjetër.

Parapagimi i 3.5 Eurove për RTK-në ka qenë jashtë çdo rendi ligjor-demokratik ndërsa cilësimi i KTV dhe RTV21 si media private mbetet shtrembërim i fakteve. Së fundi, krejt aparatura mediale me të cilën shërbehet RTK-ja ka ardhur si formë e donacionit për Kosovën. Donacionet për Kosovën kanë mundësuar edhe hapjen e dy kanaleve të tjera televizive (KTV dhe RTV21). Pra, këto dy kanale nuk janë private por janë themeluar nga donacionet për zhvillimin e demokracisë në Kosovë. E realiteti është që asnjëra nga këto tri televizione nuk ka informuar publikun deri në fund. Për më tepër, ka ndaluar qarkullimin e lirë të informatës (gjënë kryesore të rolit të medias). Dhe kështu, në vend të demokracisë, këto televizione më shumë kanë ofruar monarkinë mediale-politike. Shkurt, edhe RTK edhe KTV edhe RTV21, ishin dhe mbeten dështime klasike-totale në çdo aspekt. Për më tepër, RTK ka siguruar që sidomos asnjë gazetë ditore të mos publikojë asnjë shkrim kritik për këtë televizion. Kështu, Agim Zatriqi, nëse jo redaktorët direkt atëherë botuesit e këtyre gazetave, duket t’i ketë në listën e pagave.

Sido që të jetë, ndalimi i rritjes dhe kushtëzimi i hapësirës mediale në Kosovë në vetëm tri (praktikisht në dy) televizione është sikurse të mundohesh dhe të ja ndalosh rritën fëmijës së sapolindur. Kështu, më mirë të mos lindej ai fëmijë fare.

Kosova mbetet xhuxh kur është puna e informimit. Tek e fundit, me hyrjen e kanaleve shqiptare në hapësirën mediale të Kosovës, publiku i Kosovës ka pasur mundësinë të dalloj së çfarë është mirë e çfarë është keq. Publiku e ka parë, dëgjuar e lexuar se atij i shërbehen (servohen) lajme e programe televizive sipas diktaturës e jo nevojës dhe respektimit të të drejtës së lirisë së njeriut për informim.

Sido që të jetë, televizioni (por edhe gazetat, radiot dhe mjetet tjera të informimit) duhet të cilësohet si biznes, tek e fundit, si minimarket. Media duhet t’i përshtatet rendit ligjor të tregut të punës (biznesit). Ata që njohin hapësirën mediale Amerikane, e dinë se për çfarë është fjala. Nuk ka qeveri e organizim të çfarëdoshëm politik që mund të kushtëzoj ndonjë media se çfarë të informojë e çfarë jo, sidomos kur është fjala për politikën e brendshme të vendit. Politika e jashtme është tjetër çështje, tjetër muhabet.


Publikuar: 12.05.2008 06:21:13
Lexuar: 144 herė
Fjalėt kyēe: Drejta, informim, sistemi, politik,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Java e ferrit e Bashkimit Europian Java e ferrit e Bashkimit Europian
Eklektizmi i Cekės, risi e politikės shqiptare! Eklektizmi i Cekės, risi e politikės shqiptare!
Dhurata e Irlandės pėr BE-nė Dhurata e Irlandės pėr BE-nė
Axhenda e z. Obama Axhenda e z. Obama
Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė Interneti e ka ndryshuar pėrgjithmonė gazetarinė
Pse duhet tė votojnė emigrantėt Pse duhet tė votojnė emigrantėt
Amerika Amerika Amerika Amerika
Shtipi, hije e Tetovės Shtipi, hije e Tetovės
Pėrparėsia qenėsore e McCain Pėrparėsia qenėsore e McCain
Shteti nuk ėshtė kombi Shteti nuk ėshtė kombi
Google Yahoo MSN