Kapiteni i Atletico Madridit, Maxi Rodriguez, mendon se fitorja e tė dielės kundėr Deportivo la Corunas ishte njė hap i ri pėr skuadrėn pasi e ka siguruar pjesėmarrjen nė Ligėn e Kampionėve pėr sezonin e ardhshėm.
Rodriguez, i cili e bëri asistin për golin e Diego Forlan, ishte i ngazëllyer me fitoren 1-0, dhe ka thënë se ky ishte një rezultat shumë i rëndësishëm pasi e ka çuar Atleticon aty ku e ka vendin.
Pavarësisht faktit se ka qenë një rrugëtim i gjatë, në fund ia arritëm qëllimit tonë kryesor. Ne duhej të fitonim sot dhe të mos varemi nga takimi i fundit i sezonit. Trajneri është po ashtu i lumtur për kualifikimin. Kjo tregon se kritikat kanë qenë të tepërta dhe se kjo skuadër e ka ruajtur temperamentin për sukses, ka thënë 27-vjeçari.