Mbrojtėsi i Interit, Marco Materazzi, ka ngritur duart nė shenjė kėrkimi faljeje pėr gabimin vendimtar gjatė ndeshjes sė djeshme, kur Inter barazoi 2-2 me Sienėn.
Humbja e penaltisë nga Materazzi, pamundësoi sigurimin e titullit nga Interi dhe i dha edhe një shans të artë Romës për të luftuar për titull, kur ka mbetur vetëm edhe një ndeshje deri në fund.
"Për fat doli keq. Mendova se do të mund ta shënoj, por për fat të keq gabova. Ndoshta do të duhej t'ia lë rastin Cruzit, por i kërkova falje më vonë", ka thënë Materazzi.
Julio Cruz ishte i dëshpëruar nga vendimi dhe duhej që bashkëlojtarët ta frenonin, me qëllim që Materazzi të mund të shutonte.
"Kjo është pjesë e sportit, edhe ndjenja e zhgënjimit që ta sjell, andaj nuk kam pse të ankohem", ka thënë Cruz.