Me investime prej 5 milion euro nė pajisje, operatori i dytė nė telefoninė fikse "Ontel" nis punėn nė Maqedoni.
Ai u ofron klientëve të vet, anëtarësim pa pagesë dhe biseda falas në kuadër të rrjetit të tyre, ndërsa bisedat drejt operatorëve tjerë në telefoninë fikse dhe mobile do të jenë 60 % më të lira. Drejtori i përgjithshëm i Ontel-it Predrag Çemerikiq, thekson se bisedat e qytetarëve do të tarifohen me çmim prej 0.8 denarë për sekondë; pakoja fillestare do të ketë vlerë prej 990 denarë, ndërsa në të ardhmen, pritet të ketë si klientelë, 35 % të parapaguesve të Telekomit të Maqedonisë.
"Qëllimi ynë është që në periudhën e ardhshme të paktën 35 % të parapaguesve të cilët përbëjnë rreth 430 mijë klientë, të shfrytëzojnë shërbimet tona", theksoi Predrag Çemerikiq, drejtori përgjithshëm i Ontel-it.
Ndërsa Mile Janakievski ministër i Transportit dhe Lidhjeve, tha se me fillimin e punës të Ontel-it qytetarët fitojnë shërbime të cilësore, por edhe përfitime, mes të cilave edhe uljen e çmimeve për 60 % për biseda me jashtë dhe bisedat kombëtare".
Sipas përfaqësuesve të kompanisë dallimi mes Ontel-it dhe Telekom-it është mënyra e pagesës së bisedave.
"Sipas meje dallimi kryesor mes neve dhe Telekom-it është fakti se të ne, nuk ka parapagesë boshe. Tek ne të gjitha paratë që jepni edhe i bisedoni", u shpreh Sasho Macanovski Trendo, përfaqësues i Ontel-it.
Drejtori i përgjithshëm i Ontel-it Çemerikiq theksoi se ulja e mëtejshme e çmimeve, varet nga Agjencia për Komunikime Elektronike, e cila duhet të përcaktojë çmimet inter-konektuese mes Telekom-it dhe Ontel-it. Për momentin operatori i dytë i paguan Telekom-it nga 520 denarë për çdo kabllo të cilën e përdorë për konektim.