Kompania "Mavrovo", nėpėrmjet kroatėve tė "Ingra"-s pushton tregun ndėrtimor tė Lindjes sė Mesme, Algjerisė, Rusisė, Irakut dhe Gjermanisė.
Presidenti i bordit drejtues të kompanisë kroate Igor Openhajm, theksoi se me blerjen e 80 % të aksioneve dhe 7 milion eurove të shpenzuara synohet rritja e aktiviteteve ndërtimeve në rajon dhe më gjerë të kompanisë Mavrovo. Openhajm siguroi se 1100 punëtorët në kompani nuk do të largohen nga puna.
Igor Openhajm presidenti i bordit drejtues të kompanisë Ingra tha se "ne mendojmë se do të rritet edhe niveli i investimeve në infrastrukturë, në sektorin e energjetikës në rajon dhe më gjerë me ndihmën e Mavrovës ".
Ndërsa Jasna Ludviger, përfaqësuese e Ingra në Linjen e Mesme u shpreh se "jemi të pranishëm në Rusi dhe mendojmë se me Mavrovën do ta përforcojmë pozitën tonë në tregun ndërtimor rus".
Marjan Kostençiq, anëtar i bordit drejtues në Ingra vlerësoi se "me Mavrovën duam të jemi prezent në rajon dhe botë, dhe për këtë qëllim detyrë e bordit drejtues është themelimi i ekipit menaxhues i cili me projektet e tyre do t'a mundësojë një gjë të tillë".
Kompania kroate Ingra është prezent në 30 shtete në të cilat ka realizuar mbi 800 projekte, vlera e të cilave arrin 10 miliardë dollarë, ndërsa për momentin po realizon mbi 43 projekte me vlerë prej 460 milion euro.