E mėrkurė, 23.7.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Ballafaqimi me mllefin
Ballafaqimi me mllefin
Ballafaqimi me mllefin
Mllefi ėshtė njė emocion i fortė. Mund tė ketė rezultate destruktive edhe pėr ju edhe pėr ata qė i doni. Mllefi i pakontrolluar mund tė shpjerė deri te fjalosja, keqtrajtimi fizik, sulmi ose deri te vetėlėndimi. Pėrkundrazi. Nėse e kontrolloni mirė mllefin, ai mund tė jetė njė emocion i dobishėm, qė ju motivon tė bėni ndryshime pozitive

Efektet fizike

Mllefi shkakton reakcion të organizmit që të luftojë? Efekt të ngjashëm kanë dhe disa emocione tjera si frika, shqetësimi dhe paniku. Gjëndrat mbiveshkore lirojnë sasi të mëdha të a.q. stres hormone, siç janë adrenalina dhe kortizoli. Si rezultat, vjen deri te shpërndarja e gjakut në zorrë dhe muskuj, si përgatitje për ngarkesë fizike. Rritet numri i rrahjeve të zemrës, rritet tensioni i gjakut, numri i respiracioneve dhe temperatura, ndërsa lëkura djersitet. Truri është i tendosur dhe i fokususar.

Problemet shëndetësore që mund të krijohen si pasojë e mllefit të pakontrolluar?

Vërshimi konstant me substanca kimike stresogjene është i lidhur me çrregullime metabolike, të cilat në distanca të fundit mund të shpien derite dëmtimi i sistemeve të ndryshme të organizmit. Disa nga problemet shëndetësore afatshkurtë dhe afatgjatë të cilat lidhen me mllefin e pakontrolluar janë:

• Dhembja e kokës
• Probleme stomaku, si dhembja
• Pagjumësia
• Ankth i potencuar
• Depresioni
• Tensioni e lartë e gjakut
• Probleme të lëkurës si ekcema
• Infarkti
• Insulti pika në tru

Mënyra të padëshiruara për ballafaqim me mllefin
Shumë njerëz e shprehin mllefin e tyre në mënyrë joadekuate dhe potencialisht të rrezikshme, si:

• Mllef eksploziv – disa njerëz kanë një kontroll shemë të dobët me tendencë për shpërthim. Kjo mund të sjell deri te sulmi fizik apo dhuna. Personi që nuk e kontrollon mllefin e tij, mund të izolohet nga familja dhe shoqëria. Disa njerëz që manifestojnë sulme të tilla, në fakt posedojnë një ndjenjë vetënderimi të vogël, ndërsa mllefin e tyre e shfrytëzojnë si mënyrë që t'i manipulojnë të tjerët dhe të ndjehem të fuqishëm.
• Shtypja e mllefit - disa njerëz mendojnë që mllefi është emocion i padëshiruar dhe zgjedhin që ta shtypin atë. Mllefi i shtypur shpesh kalon në depresion dhe ankth. Disa njerëz, mllefin e tyre e zbrazin në viktima të pafajshme siç janë fëmijët ose kafshët shtëpiake.

Si ta shprehni hidhërimin (mllefin) në mënyrë të drejtë (të shëndoshë)?

Sugjerimet që vijojnë mund të jenë të dobishme:

• Nëse e ndjeni që nuk mund të kontrolloheni, përkohësisht e lëshoni situatën, derisa të qetësoheni.
• Pranojeni emocionin, si pjesë normale të jetës.
• Mundohuni t'i përdëftoni shkaqet e vërteta pse ndjeheni të hidhëruar.
• Pasi e keni identifikuar problemin, mendoni rreth strategjisë për zgjidhjen e situatës.
• Bëni ndonjë aktivitet fizik, dilni jashtë, vraponi ose merruni me sport.

Si të ballafaqoheni me mllefin një kohë më të gjatë?

Mënyra se si e shprehni mllefin me kohë mund të modifikohet.

Sugjerimet që vijojnë mund të jenë të dobishme:

• I regjistroni reakcionet e juaja eksplozive (mbani ditar), që të mund të analizoni pse “hutoheni“.
• Mendoni për teknika të vetëkontrollit dhe zgjidhje të konflikteve
• Përpiquni me teknikat e relaksimit, siç janë meditimi dhe joga.
• Kërkoni këshillë nga psikologu, nëse ende ndjeni hidhërim rreth disa ngjarjeve që kanë ndodhur në të kaluarën.
• Ushtroni rregullisht. Është treguar se ushtrimi i rregullt mund ta përmirësojë disponimin dhe ta zvogëlojë stresin. Efekti mund të jetë i dyfishtë: ngarkesa fizike i djeg substancat kimike të stresit dhe ndihmon në prodhimin e të a.q. hormone të disponimit të mirë (endorfina dhe kateholaminet).

Si t'i edukoni fëmijët që në mënyrë të drejtë të ballafaqohen me mllefin?

Sugjerimet që vijojnë mund t'i ndihmojnë fëmijës tuaj, që të ballafaqohet me ndjenjat e forta:

• I tregoni me shembullin tuaj. Le ta dijë se mllefi është natyral dhe se duhet të shprehet.
• Trajtoni ndjenjat e fëmijës tuaj me respekt.
• I tregoni praktikisht, shkathtësitë për zgjedhjen e problemeve.
• Nxisni një komunikim të hapur dhe të sinqertë.
• I lejoni ta shpreh mllefin e tij në mënyrë përgjegjëse.
• Sqarojeni dallimin mes mllefit dhe agresivitetit.
• Dënojeni agresivitetin ose dhunën, por jo mllefin i cili është shprehur në mënyrë adekuate.

Ku mund të këshilloheni më shumë?

• Pediatri
• Mjeku familjar
• Psikologu


Publikuar: 13.05.2008 06:49:07
Lexuar: 51 herė
Fjalėt kyēe: Ballafaqimi, mllefin,
  


Lajmet e fundit
Jonida i kthehet biznesit Jonida i kthehet biznesit
Si ta kurseni benzinėn nė makinė? Si ta kurseni benzinėn nė makinė?
Historia e Britanisė sė Madhe Historia e Britanisė sė Madhe



Lajmet te ngajshme
Buzėqeshja e Bebit, ‘droga’ natyrale pėr mamatė Buzėqeshja e Bebit, ‘droga’ natyrale pėr mamatė
Paqėruajtja dhe konflikti Paqėruajtja dhe konflikti
Validation- Naomi Feil Validation- Naomi Feil
Grelina kundėr depresionit Grelina kundėr depresionit
E qeshura tė zgjat jetėn E qeshura tė zgjat jetėn
Stresi post traumatik Stresi post traumatik
E more vesh tė fundit E more vesh tė fundit
Tre  sekretet nga  0 nė 3 vjeē Tre sekretet nga 0 nė 3 vjeē
Eksperimenti Milgram Eksperimenti Milgram
Shopingu dhe ushqimi i ėmbėl pėr disponim tė mirė Shopingu dhe ushqimi i ėmbėl pėr disponim tė mirė
Google Yahoo MSN