Sipas vajzės sė vogėl tė kėngėtarit, Frank Sinatra, legjenda e filmit, Martin Scorsese, do tė xhirojė njė film pėr jetėn e kėngėtarit.
Scorsese i cili së fundmi ka xhiruar një "dokumentar", për legjendarët "The Rolling Stones", është duke planifikuar ta xhirojë dokumentarin për jetën e hitbërësit të këngës "My Way", dhe tu japë fund spekulimeve se këngëtari ka qenë pjesë e skenës bandite amerikane.
Tina, vajza e Sinatrës, e cila ka qenë producente e disa serive të vitit 2002 për babin e saj, te titulluara "Sinatra", thotë se Scorsese gjithmonë ka dashur ta paraqesë të vërtetën për babanë se saj, i cili ka vdekur me 14 maj të vitit 1998.
"Marty gjithmonë ka dashur ta bëjë këtë. Unë i besoj plotësisht atij", ka thënë vajza e Sinatrës.