Imazhet shqetėsuese po e shtyjnė komunitetin global drejt marrjes sė veprimeve: trazirat nė Haiti, protestat nė Egjipt, si dhe dhuna nė shumė vende tė tjera tė globit, tė shkaktuara nga rritja galopante e ēmimeve ushqimore.
Ata që janë goditur më shumë nga kriza, rezultojnë të jenë vendet më të varfra të botës. Grupi i Bankës Botërore parashikon se dyfishimi i çmimeve ushqimore gjatë 3 viteve në vazhdim, do të çojë 100 milionë njerëz nga vendet me të ardhura të pakta në varfëri të plotë. Ky problem ka gjasa të ulet këmbëkryq mes nesh: realitetet e reja demografike, dietat në ndryshim, çmimet e energjisë dhe bio-karburantet, si dhe ndryshimet klimatike tregojnë se çmimet e larta ushqimore do të jenë të pranishme, të paktën në periudhën afatmesme.
Qysh nga viti 2005, çmimet e ushqimeve bazë/të shportës janë rritur në nivelet 80 (83%). Të dhimbshme sa vetë këto çmime janë për konsumatorin amerikan ato, se këndej, japin një goditje 'tërmet" ndaj njerëzve më të varfër të botës - pra ndaj fëmijëve, që kur ata hyjnë në moshën 4 apo 5-vjeçare. Këta janë të detyruar të shpërngulen nga siguria e komuniteteve rurale, drejt qyteteve të mbipopulluara; nëna të privuara nga të ushqyerit e të vegjëlve të tyre. Sigurisht, për këto familje, ushqimi përbën rreth gjysmën e treçerekut të konsumit, ndaj hapësirat për mbijetesë janë të papërfillshme. Në ndihmë të atyre që goditen më shumë nga kjo krizë, Grupi i Bankës Botërore kërkon një qasje të re ndaj politikave globale ushqimore. Kjo qasje e re duhet të vatërzohet jo vetëm në probleme të tilla, si uria, të kequshqyerit, aksesi ndaj ushqimit dhe ofertës së ushqimit, por edhe në ndërveprimet në sektorin e Energjitikës, të lashtat, ndryshimet klimatike, investimet dhe marxhinalizimi i grave dhe i shtresave të tjera. Veç kësaj, veprimi duhet të drejtohet drejt aftësisë ripërtëritëse të ekonomisë dhe të rritjes ekonomike.
Ne duhet të startojmë duke ndihmuar ata që kanë nevoja aktuale të ngutshme. Programi Botëror i Ushqimit të Kombeve të Bashkuara kërkon të paktën $ 500 milionë dollarë investime në ofertat ushqimore shtesë për të plotësuar nevojat e emergjencës. Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Japonia dhe vende të tjera duhet të veprojnë tani për të ngushtuar hendekun e krijuar; ose përndryshe, shumë do të gëlojnë nga varfëria e frikshme. Një kalim nga ndihma tradicionale ushqimore drejt një koncepti më të gjerë të asistencës në ushqim dhe vlera ushqimore, duhet të jetë pjesë e qasjes së re. Në shumë raste, asistenca me para në dorë ose me tollona, krahasuar me mbështetjen në të mira, është mëse e përshtatshme dhe mund të kanalizojë asistencën, që kjo e fundit, të krijojë tregjet lokale ushqimore dhe rritjen e prodhimit bujqësor. Kur këto të mira nevojiten, blerja e produkteve nga fermerët lokalë mund të forcojë këto komunitete. Programet e një vakti në shkollë (dreka) rrisin frekuentimin e nxënësve në shkollë, duke u dhënë mundësi fëmijëve të shëndetshëm që të aftësohen në jetë. Jo vetëm kaq, disa programe shkojnë deri atje sa të ofrojnë ushqime edhe për prindërit.
Vende të ndryshme, si Bhutan dhe Brazili, kanë krijuar programe ushqimi (ngrënie vaktesh) për grupet e ekspozuara. Ndërsa, Mozambiku dhe Kamboxhia përdorin programet me bazë vullnetare të punëve publike, në shkëmbim të ushqimit - ndërtimi i rrugëve, puseve dhe shkollave. Vende të tjera, si Egjipti dhe Etiopia ofrojnë transferta kesh (para në dorë) të kushtëzuara nga hapat e ndihmës ndaj vetvetes, si dërgimi i fëmijëve në shkollë.
Një qasje e re për Politikë Globale Ushqimore do të kontribuojë në zhvillimin e qëndrueshëm dhe atë gjithëpërfshirës. Burrat, gratë dhe fëmijët në vendet e varfëra, apo në vendet me të ardhura të mesme, si dhe në vendet e zhvilluara, do të përfitojnë së bashku nga ky kontribut. Rritja e të ardhurave nga bujqësia, është tri herë më e fuqishme për kapërcimin e varfërisë krahasuar me investimet në sektorë të tjerë. Gjithashtu, 75% e të varfërve në botë jetojnë në zonat rurale, ku shumica dërrmuese merren me bujqësi. Pra, duke punuar me partnerët tanë, ne mund të lehtësojmë barrën e çmimeve të larta ushqimore, tek shtresat më të ekspozuara në botë.