Shumica e parave qė vijnė nga jashtė janė investuar nė prona tė patundshme brenda vendit, nė biznese tė vogla ose pėr edukimin e tė rinjve.
Të ardhurat që emigrantët shqiptarë dërgojnë në shtëpitë e tyre janë rritur në 1 miliardë euro. Por kjo është vetëm shifra zyrtare, sepse mendohet që sasi të mëdha parash vijnë nga emigrantët në rrugë jozyrtare dorazi.
Ekspertët e Bankës Qendrore Shqiptare vlerësojnë se shumica e emigrantëve përdorin rrugë jozyrtare për të sjellë paratë, zakonisht kur vijnë vetë.
Në vitin 2007, shqiptarët kanë dërguar në shtëpi 947 milionë euro nëpërmjet sistemit bankar, rreth 12 milionë euro më shumë krahasuar me vitin 2006.
Shumica e parave që vijnë nga jashtë janë investuar në prona të patundshme brenda vendit, në biznese të vogla ose për edukimin e të rinjve. Në 15 vitet e fundit, emigrantët kanë dërguar në Shqipëri më shumë se 6.6 miliardë euro.
Paratë e emigratëve janë bazë mbijetese për shumë familje shqiptare dhe për ekonominë në tërësi.