ASIMO identifikon njerėzit qė vijnė nėpėrmjet njė kamere, llogarit lėvizjet dhe zgjedh rrugėn nga ata duhet tė kalojnė nė mėnyrė qė tė mos bllokohet lėvizja e tė tjerėve.
Honda ka zhvilluar një teknologji inteligjence që e lejon robotin më të zhvilluar në botë, ASIMO të bëjë lëvizje të ngadalta dhe të shpejta; të dallojë ecjen para nga ajo mbrapa; të zgjedhi rrugën e duhur në një supermarket; të shtyjë një karrocë; të vendosë kartën e kreditit në bankomat etj.
Po ashtu një funksion tjetër i ri bën që ASIMO të rimbushë automatikisht baterinë e tij kur ajo bie në nivele të ulëta. ASIMOT mund të punojnë edhe në bashkëveprim me njëri tjetrin për të arritur qëllimin e caktuar. P.sh nëse në një restorant një ASIMO karikohet, tjetri zëvendëson vendin e tij.
ASIMO mund të punojnë sëbashku, duke ndarë mes tyre informacionin.
Funksioni tjetër është drejtimi i njerëzve. ASIMO identifikon njerëzit që vijnë nëpërmjet një kamere, llogarit lëvizjet dhe zgjedh rrugën nga ata duhet të kalojnë në mënyrë që të mos bllokohet lëvizja e të tjerëve. Kur nuk ka shumë hapësirë, ASIMO bën një hap mbrapa për të liruar vendin dhe për të ribërë llogaritjet nga një distancë tjetër.
Honda po punon të kthejë robotin ASIMO në një humanoid, i cili mund të ndihmojë njerëzit në punët e përditshme.