E mėrkurė, 23.7.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > Serbėt votuan pėr BE-nė
Serbėt votuan pėr BE-nė
Serbėt votuan pėr BE-nė
Serbia shkoi nė zgjedhjet e parakohshme tė sė dielės, pas rėnies sė njė koalicioni tė paqėndrueshėm qeveritar dhe doli prej kėtyre zgjedhjeve me mundėsinė e sėrishme tė njė koalicioni tė ngjashėm.Por kaosi i politikės sė Beogradit nuk duhet ta lėrė nė hije rėndėsinė e rezultatit tė zgjedhjeve.

Para zgjedhjeve ishte e pranishme droja se pas njohjes së pavarësisë së Kosovës nga SHBA-të dhe shumica e vendeve të BE-së, Serbia mund të kthehej kundër Perëndimit, në favor të radikalëve.

E vërteta e zgjedhjeve është se radikalët jo vetëm që nuk fituan, por madje humbën terren.

Fituesit e mëdhenj ishin partitë në koalicionin e presidentit Boris Tadiç. Edhe ky grupim, si shumica e politikës serbe, nuk e pranon shtetin e Kosovës. Në dallim nga radikalët dhe nacionalistët e Koshtunicës, demokratët e Tadiçit vendosin integrimin në Bashkimin Evropian para Kosovës në listën e përparësive.

Është ende herët të thuhet se është thyer interesi për Kosovën, pasi kjo çështje mund të ndikojë ende në jetën politike serbe. Por duket se çështja e Kosovës e ka humbur forcën që kishte dikur për opinionin në Serbi.

Në një botë ideale, Tadiçi duhet të kapte momentin dhe të krijonte një qeveri me orientim të fuqishëm pro evropian. Por logjika e numrave i detyron demokratët të shohin mundësinë e marrëveshjes, së paku, me njërin prej kundërshtarëve të tyre.

Në këtë llogaritje nuk mund të ketë marrëveshje me radikalët, apo me Koshtunicën, nga i cili u nda presidenti Tadiç në koalicionin paraprak. Ndarja, ndoshta ka ndodhur për shkak të Kosovës.

Kjo logjikë numrash lë të hapur mundësinë për marrëveshje me socialistët e Millosheviçit. Ndonëse është larg të qenit zgjedhja më e mirë, kjo mundësi nuk është aq e keqe sa duket. Socialistët e rinj, shpresojnë në një të ardhme të bëhen si social-demokratët evropianë dhe ndoshta bien dakord të punojnë me Tadiçin.

Nëse llogarisim se një koalicion pro evropian do të krijohet, atëherë qeveria e re duhet të mbajë momentin për të vazhduar reformat. Edhe Bashkimi Evropian duhet të përgjigjet me çuarjen përpara të marrëveshjes së asociim-stabilizimit. Bashkimi Evropian duhet të lehtësojë dhe sistemin e vizave, që i ka ndarë serbët nga pjesa tjetër e Evropës për një kohë shumë të gjatë.

Jo pak vështirësi gjenden përpara Serbisë. Vendi nuk duhet të dështojë në bashkëpunimin e plotë me Gjykatën e Hagës dhe të bëjë më shumë përpjekje për kapjen dhe dorëzimin e Ratko Mlladiçit. Me Mlladiçin në liri, Serbia nuk mund të bëhet një vend kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, pavarësisht sa përparim mund të shënohet në çështjet e tjera.

Zgjedhjet e fundit nuk zgjidhën as problemin e Kosovës, as atë të arrestimit të Mlladiçit, por janë një hap përpara drejt ditës kur zgjidhja mund të jetë e mundshme.

Nga FINANCIAL TIMES


Publikuar: 14.05.2008 00:40:24
Lexuar: 38 herė
Fjalėt kyēe: Serbet, votuan, BE-ne, rezultati, zgjedhjeve,
  


Lajmet e fundit
Jonida i kthehet biznesit Jonida i kthehet biznesit
Si ta kurseni benzinėn nė makinė? Si ta kurseni benzinėn nė makinė?
Historia e Britanisė sė Madhe Historia e Britanisė sė Madhe



Lajmet te ngajshme
Tė takosh Romeon… Tė takosh Romeon…
Njeqind vjet ciceroni per ne Perendim Njeqind vjet ciceroni per ne Perendim
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės ėshtė Bibla e Kurani ynė Kushtetuta e Republikės sė Kosovės ėshtė Bibla e Kurani ynė
Krimbi shumėpartiak Krimbi shumėpartiak
Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim Kjo qė po bėn Thaēi quhet shkombėtarizim
Kontrolli i sėmundjeve Kontrolli i sėmundjeve
Kursimi dhe e ardhmja e financave tė BE Kursimi dhe e ardhmja e financave tė BE
Armėt shqiptare dhe SHBA Armėt shqiptare dhe SHBA
"Amatorizmi politik, kur trazohet, sjell viktima..."
Jemi nė Evropė, tani tė integrohemi nė BE Jemi nė Evropė, tani tė integrohemi nė BE
Google Yahoo MSN