Se si do tė duken celularėt nė tė ardhmen e largėt, askush nuk mund ta dijė, mirėpo ajo ēfarė mund tė bėjmė ėshtė tė pėrcjellim punėn e dizajnerėve industrialė nė mbarė botėn, dhe tė tentojmė tė parashikojmė se cilat nga zgjidhjet nė dispozicion duket se prodhuesit do tė pėrzgjedhin pėr prodhim tė gjerė tė pajisjeve tė tyre.
I fundit në vargun e koncepteve të celularëve është vizioni i dizajnuesit Emir Rifat. Ai të ardhmen e celularëve e sheh si pajisje të cilat palosen shumëfish, të cilat mu për këtë fakt do të duhej të ishin më praktike dhe kompakte, pa humbur asgjë në funksionalitetin e vet dhe mundësitë e avancuara.
Kur të jetë palosur, pajisja e emërtuar Packet ka dimensione vetëm prej 5 x 5 centimetra, mirëpo i shpalosur mbulon pesë pjesë të dimensioneve të sapopërmendura, nga të cilat secila sipërfaqe e ndjeshme në prekje do të përmbajnë funksionalitet të caktuar.
Për tiu përshtatur normave çdo ditë e më të rrepta ekologjike, Emir Rifat e ka punuar Packet-in në tërësi nga materialet ekologjike, e për punën e tij ky dizajner e ka merituar shpërblimin e Javës së Dizajnit në Stamboll.