Homazh per Pucinin eshte vetem njera nga veprat qe ka sjelle ne skenen shqiptare instrumentiste kalibri dhe dirigjente orkestre te njohur per te luajtur veprat e kompozitorit shqiptar Aleksander Peci ne festivalin qe mban emrin e tij.
Ne "Peçi recital sinfonik", 4 vepra te reja vijne si premiere boterore me Orkestren e TOB ne baketen e italianit Vittorio Parisi qe i cileson keto koncerte nje hov per muziken shqiptare per nje kompozitor i cili i ka kapercyer me kohe kufijte e skenave te Shqiperise.
Mbas afro 30 vjet nje premiere e nje koncerti per Piano, dhe pikerisht Piano concert No 2 e Peçi e interpreton nje nga emrat me te medhenj te muzikes kontemporane Dimitri Vassilakis.
Pianist Koncertist ne Ensemble intercontemporain - Paris, i cili luan ne sallat me prestigjioze te botes perfshi edhe filarmonine e Berlinit me Simon Ratlle.
Te mrekullueshmit e skenes Astrit Selita ne violoncel si dhe sopranoja Mariana Leka intepretojne Omaggio a Puccini me poesine e poeteshes romane Mia Lecomte qe te zhvendos ne atmosferen dhe tingujt puciniane duke i bere keshtu nje perkujtim kompozitorit te madh italian.