Juventusi edhe zyrtarisht ka zbuluar se mesfushori veteran, Pavel Nedved, ka nėnshkruar vazhdim njėvjeēar tė kontratės sė tij me klubin italian.
Futbollisti çek, do të luajë kështu edhe në rikthimin e Zonjës së Vjetër në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Marrëveshja është nënshkruar gjatë pasdites së të martës dhe do të jetë e vlefshme deri në qershor të vitit 2009.
Prapa vendimit tim qëndron të qenit i vetëdijshëm se kam përjetuar shtatë vite të jashtëzakonshme këtu, si dhe dëshira që edhe njëherë ta jetoj përvojën evropiane me ekipin me të cilin jam thellësisht i lidhur, ka thënë çeku.
Dëshiroj ti falënderoj tifozët për ngrohtësinë, bashkëlojtaërt për respektin në ditët e fundit dhe klubin që ka vazhduar të ketë besim në mua, ka shtuar mesfushori.
Nedved ka qenë në Juventus që nga sezoni i vitit 2001-2002, duke luajtur 282 ndeshje vendore dhe duke shënuar 58 gola.