Portieri i Chelseat, Petr Cech i ka hedhur poshtė spekulimet tė cilat e kanė lidhur atė me largim nga Stamford Bridge dhe ka paralajmėruar qėndrim tek blutė.
E ardhmja e portierit çek me blutë filloi të lëkundet, që kur agjenti i tij zbuloi se një klub i madh ofron 32 milionë funte për shërbimet e tij.
Duke marrë parasysh disa tregime gazetareske të cilat u paraqitën ditëve të fundit, dëshiroj të lajmëroj të gjithë tifozët e Chelseat se nuk planifikoj të largohem. Për momentin jam tërësisht i fokusuar në finalen e Ligës së Kampionëve dhe në Euro 2008, ka thënë Cech në deklaratën e tij.
Jam shumë i kënaqur në Chelsea. Ende kam edhe dy vite nga marrëveshja ekzistuese, ndërsa jam i bindur se përfaqësuesit e klubit do të takohen me agjentët e mi dhe do të diskutojnë edhe vazhdimin e qëndrimit tim, ka shtuar portieri i kombëtares çeke.