Geri Kemp, drejtor rajonal i DHL pėr Evropėn Juglindore tha se kopmapnia do investojė dy milionė euro nė Maqedoni pėr zgjerimin e biznesit.
Kompania e postës së shpejt Di-Ejxh-El, bëri sot të ditur në Shkup se me një investim prej dy milionë eurosh po e zgjeron biznesin e vet në Maqedoni. Bëhet fjalë për depon dhe terminalin e ri doganor në aeroportin e Shkupit.
Me një investim prej 2 milionë eurosh, Kompania e postës së shpejt DHL po e zgjeron biznesin në Maqedoni. DHL Ekspres Maqedonia vitin e kaluar në të dy drejtimet transportoi mbi 280 tonë dërgesa ose 170 mijë dorëzime. Kjo do të thotë një fitim i kompanisë për 30 për qind. Këto shifra sot i prezantoi në Shkup udhëheqja e kompanisë me rastin e 15 vjetorit jubilar të punës së tyre në Maqedoni.
Geri Kemp, drejtor rajonal i DHL për Evropën Juglindore, tha se rritet interesimi për biznesin në Evropën Lindore. "Biznesi në Maqedoni, në krahasim me pjesën tjetër të botës, po rritet për 20 për qind, kurse konkretisht në vend për 30 për qind në vit. Në vendet në zhvillim, sic është Maqedonia, investojmë brenda vitit nga 10 për qind e qarkullimit për të punësuarit, theksoi drejtori Geri Kemp.
Kompania DHL Ekspres është pjesë e rrjetit të tyre botëror e cila prej kohë më parë është nën ombrellën e rrjetit botëror DOJÇE-POST. Kjo kompani e postës së shpejt vitin e kaluar realizoi një qarkullimin prej 63 miliardë eurosh. Kompania DHL punon në 220 vende dhe ka rreth 500 mijë të punësuar.