E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Stil
Shėndet
VIP
Teknologji
Psycho
Shkencė
Kuriositete
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Spektėr > Psycho > Po sikur tė mos fitoj konkursin?
Po sikur tė mos fitoj konkursin?
Po sikur tė mos fitoj konkursin?
Familjet nė asnjė mėnyrė nuk duhet ta vlerėsojnė konkursin qė fė mijėt e tyre mund tė futen pėr tė hyrė nė ndonjė shkollė apo universitet, si njė ngjarje vendimtare pėr gjithēka. Gjithashtu duhet tė ndikohet edhe tek fėmijėt qė tė mos e shikojnё atё nė kėtė mėnyrė. Nėse ju ndiheni tė qetė, edhe fėmija juaj do tė jetė i tillė.

Gjatë kohës së konkursit apo gjatë përgatitjes për të, fëmijët duhet të jenë të qetë e të qeshur dhe duhet tu thuhen gjëra të tilla që mbjanë lart gjendjen e tyre shpirtërore. Në asnjë mënyrë nuk duhet të komentoni rezultatet e mundshme të konkursit. Komentet negative ndikojnë negativisht; komentet pozitive e çojnë fëmijën drejt një pritjeje të caktuar dhe mund të ndikojë në psikologjinë e tij.

* Nxënësit gjatë kohës së provimeve ndikohen në mënyrë të drejtpërdrejtë nga sjelljet e prindërve. Për këtë arsye, duhet të jeni sa më të tolerant dhe duhet të përpiqeni ti kuptoni ata dhe t’I bindni për këtë.

* Mos vini kushte që mund të shkaktojnë presion tek fëmija juaj.

* Nuk duhet në asnjë mënyrë që dashurinë tuaj ndaj fëmijës, ta lidhni me rezultatet që ai merr nga provimi.

* Ndihmoni fëmijën tuaj që tu jap fund paqartë sive që ka. Nëse ka një konkurs për diku, dërgojeni që të shikojë ambientin ku do të futet.

* Fëmija duhet të jetë i përgatitur para konkursit me të gjitha mjetet e nevojshme. Ndihmojeni për këtë.

* Lini fëmijën tuaj të vendos që më parë për veshjen që do të ketë në ditën e konkursit dhe përgatitjani atë që më parë.

* Në ditën e provimit, zgjojeni fëmijën tuaj në kohën e duhur. Nëse dëshiron dhe nëse është mot i mirë, atëherë sugjerojini të bëjë një dush me ujë të nxehtë.

* Bindeni me çdo mënyrë që të hajë mëngjes; Por ushqimet që ha, duhet të jenë sa më të lehta.

* Shoqërojeni fëmijën tuaj deri në ndërtesën ku do të zhvillohet provimi. Për këtë, duhet të kihet kujdes trafiku në qytetet e mëdha, vonesat e të cilit mund të shkaktojnë stres tek fëmija.

* Në fund, mund ti luteni Zotit për suksesin e fëmijës tuaj.


Publikuar: 14.05.2008 05:52:50
Lexuar: 67 herė
Fjalėt kyēe: Sikur, mos, fitoj, konkursin,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Formimi i bashkėshortėsisė sė lumtur Formimi i bashkėshortėsisė sė lumtur
Studimi,pėrse vetėvriten shqiptarėt Studimi,pėrse vetėvriten shqiptarėt
Si mėsojnė fėmijėt tė flasin? Si mėsojnė fėmijėt tė flasin?
Burreri te kerkosh falje- dy here burreri te falesh Burreri te kerkosh falje- dy here burreri te falesh
Paramendimi ėshtė besim, apo jo? Paramendimi ėshtė besim, apo jo?
Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte Disa keshilla per te qene sa me joshese dhe perfekte
Ndarja dhemb vetėm dy muaj e gjysmė Ndarja dhemb vetėm dy muaj e gjysmė
Pagjumėsia shkurton jetėn Pagjumėsia shkurton jetėn
Bashkėshortėt tanė i ngjajnė mamit ose babit Bashkėshortėt tanė i ngjajnė mamit ose babit
Grelina kundėr depresionit Grelina kundėr depresionit
Google Yahoo MSN