Nga 16 e deri ne 20 maj pas njė pauzė prej pesė vjetėsh rikthehet festivali teatror "Fytyra pa maska".
Kësaj radhe është i përkushtuar vendeve ku fliten gjuhët sllave, pasi 2008-a nga UNESCO është shpallur pikërisht për këto gjuhë. Marrin pjesë trupa nga Maqedonia, Rusia, Polonia, Sllovenia, Sllovakia, Serbia, Bullgaria dhe Lituania.
Fjala amator nuk duhet të kuptohet se do të shikojmë diçka pa cilësi, në fakt bëhet fjalë për shfaqje me të cilat dëshirojnë të eksperimentojnë dhe të tregojnë çfarë punojnë këto teatro. Ka shfaqje që me të vërtet janë me cilësi dhe prej të cilave edhe profesionistët në Maqedoni mund të mësojnë diçka, tha selektori i festivalit Igor Ivkoviq.
Alternativa në kuptimin e diçka tjetër, përveç kësaj që ekziston në teatrot tona, përveç shfaqjeve profesionale të kemi edhe diçka e ndryshme, u shpreh drejtor ekzekutiv i festivalit Lubisha Nikotinski.
E reja e festivalit është se shfaqjet garojnë vetëm për një çmim - Grand pri për të cilin është shfrytëzuar personazhi i Princit të vogël. Parashikohen edhe tribuna dhe argëtime, ndërkaq gjatë festivalit do të mbahen edhe uorkshope për pantomima, xhonglerë e vizatime. Festivali Fytyra pa maska është formuar në vitin 1998.