Mesfushori i Chelseat, Joe Cole, ka pranuar se ai ka dėshirė tė flaktė tė luajė nė njė skuadėr me fantazistin e Barcelonės, Lionel Messi, dhe ai e ngre atė shumė mė lartė se Cristiano Ronaldon.
Deri sa sezoni është në përfundim e sipër, spekulimet qarkullojnë se Chelsea do të shpenzojë shumë këtë verë, duke dashur të blejë emra si Steven Gerrard dhe Lionel Messi, pavarësisht se ata janë shumë të lidhur me skuadrat e tyre.
Cole i cili ka kaluar një formë të shkëlqyer këtë sezon, shpreson se Blutë nga Londra do të mund të nënshkruajnë me fenomenin argjentinas.
Mendoj se të dy janë lojtarë të fantastikë. Ronaldo ka qenë i shkëlqyer, mirëpo Messi në gjysmëfinale tregoi se ai është numër një. Nëse do të mund ta transferonim Messin do të më pëlqente shumë të luaja me të. Ai është vetëm 20-vjeçar, paramendoni se çfarë lojtari do të jetë pas 10 vitesh, ka thënë Cole.