Fiorentina ėshtė duke e pėrfunduar ēėshtjen e blerjen sė sulmuesit tė Milanit, Alberto Gilardino, i cili sezonin e ardhshėm pritet ta fillojė nė fanellėn e klubit nga Firenca.
Sipas La Republica, bisedimet kanë avancuar dhe pritet të përfundojnë së shpejti, prej të cilave Milani pritet të përfitojë afro 15 milion euro.
Në këtë mënyrë Gilardino do të takohet sërish me ish-trajnerin e tij tek Parma, Cesare Prandeli, dhe së bashku me rumunin Adrian Mutu do të krijonte sulmin e Fiorentinës, e cila shpreson të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.
Që nga arritja e të riut brazilian, Alexandre Pato në Milan, dhe pas paraqitjeve të mira të Inzaghit, ai nuk e kishte besimin e trajnerit dhe vazhdimisht ka qëndruar në stol.