Zenit St. Petersburg ėshtė bėrė ekipi i dytė rus qė nė katėr sezonet e fundit fiton Kupėn UEFA, pasi qė mposhti finalistin tjetėr, ekipin skocez Glasgow Rangers, me rezultat 2-0 nė finalen e luajtur nė Manchester Stadium.
Igor Denisov shënoi golin e parë në minutën e 72-të, pas një loje të mirë nga Andrei Arshavin. Konstantin Zyryanov vulosi rezultatin në minutat shtesë (90).

Zenit
Rusët shmangën një penalti, pasi që Denisov kishte prekur topin me dorë në minutat e hershme të pjesës së dytë, por referi nuk akordoi nga pika e bardhë. Edhe mbrojtësi i Rangers, Kirk Broadfoot, po ashtu shmangi ndëshkimin e prekjes me dorë në pjesë të parë.
Më herët, në vitin 2005, Kupën UEFA e ka fituar edhe ekipi tjetër rus, CSKA Moska, duke u bërë edhe klubi i parë nga ky vend që fiton titullin evropian.
Rangers nuk ka fituar ndonjë titull Evropian, që nga viti 1972, kur triumfoi në Kupën e Fituesve të Kupave, pasi që mposhti Dinamon e Moskës.
Tifozët skocez ishin të pranishëm në 2/3 tretat e shkallëve të stadiumit të ekipit të Manchester Cityt, dhe më shumë se 100 000, ishin në qytet duke e përcjellë në ekranin e madh.