Vera po vjen dhe vajzat kanė filluar tė pėrdorin edhe shumė shkėlqyes pėr buzėt nė mėnyrė qė tė duken mė seksi.Por besoj se asnjė nuk ka dėgjuar se buzėkuqet ose mė saktė zbutėsit e buzėve qė nuk kanė asnjė faktor mbrojtės SPF, rrisin mundėsinė pėr kancer tė lėkurės.Disa dermatologė besojnė se disa lloj buzėkuqesh gjysmė transparent qė pėrdoren pėr shkėlqimin e buzėve ndihmojnė penetrimin e rrezeve ultraviolet nė lėkurėn delikate tė buzėve- duke rritur riskun pėr kancerin e lėkurės.
Dr. Jessica Fewkes, specialiste për kancerin e lëkurës në fytyrë dhe qafë në Harvard, tregon një lidhje të drejtpërdrejtë midis zbutësit të buzëve (pa faktor mbrojtës) dhe kancerit. Si zbutësi i buzëve dhe vaji që përdorin vajzat në plazh për tu nxirë ndikojnë në thithjen e rrezeve ultraviolet që janë shumë të dëmshme për lëkurën- tha ajo.
Dr. Kevin Cooper, shpjegon se rritja e penetrimit të rrezeve ultraviolet rrezikon njeriun.
Nga ana tjetër Dr. Len Lichtenfeld thotë se kjo duket më shumë si teori. Jam dakord që duhet të kemi teori lidhur me faktin se nga shkaktohen sëmundjet, por për të patur një raport të qartë duhet të bëhen studime të gjëra në shumë njerëz- tha ai.
Në mungesë të këtyre studimeve, është e vështirë të japim përfundime.
Specialistët bien dakord se nëse njeriu përdor krem me faktor 15 SPF për të mbrojtur fytyrën, të njëjtën gjë duhet të bëjë edhe për buzët. Dhe në këto kohë nuk është e vështirë të gjejmë zbutës për buzët me faktor të tillë mbrojtës kundër rrezeve ultraviolet.
Sipas Cooper, carcinoma (lloji i kancerit që shkakton 90% të rasteve për kancerin e buzëve) rritet me përdorimin e zbutësit të buzëve pa mbrojtës ndaj rrezeve ultraviolet.
Kjo do të thotë se kanceri përhapet shumë më shpejt nëse shfaqet fillimisht në buzë se sa në ndonjë pjesë tjetër të lëkurës.