E enjte, 11.3.2010
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama

















Ballina > Opinione > Ariu i Kremlinit
Ariu i Kremlinit
Ariu i Kremlinit
Pėr koincidencė, po ta pėrkthejmė mbiemrin e presidentit aktual rus Dimitry Medvedev nga gjuha ruse nė gjuhėn shqipe, do tė thotė "ariu". Nė dukje fizike, z. Medvedev nuk pėrngjanė me "ariun" por nga kėndi i reflektimit tė fuqisė qė ka ( si njeriu i parė i shtetit prej mė shumė se 120 milion banorėsh), ai reflekton pashmangshėm "imazhin" e ariut.

Për koincidencë, po ta përkthejmë mbiemrin e presidentit aktual rus Dimitry Medvedev nga gjuha ruse në gjuhën shqipe, do të thotë "ariu". Në dukje fizike, z. Medvedev nuk përngjanë me "ariun" por nga këndi i reflektimit të fuqisë që ka ( si njeriu i parë i shtetit prej më shumë se 120 milion banorësh), ai reflekton pashmangshëm "imazhin" e ariut. Tek u zgjodh president me ndihmën e madhe të z. Putin, z. Medvedev i ka zbuluar muskujt dhe dhëmbët. Metafora e "zbulimit publik të dhëmbëve", është kuptimi i rikthimit tonë në "kthinat e kujtesës" ku është e arkivuar gjithë historia për mbretërit e çmendur, për diktatorët vrasës, për gjeneralët luftënxitës etj. E, z. Medvedev…? Çfarë duket ai dhe, çfarë ka thënë pasi që është bërë president ?

Presidenti i sapozgjedhur Medvedev, siç ka shkruar ditë më parë gazeta amerikane Washington Post, është ngjitur në shkallët e Kremlinit duke deklaruar se detyra e tij kryesore është që “t'i zhvilloj më tej liritë civile dhe ekonomike, të arrihet respekt i vërtetë për ligjin dhe, t'i jepet fund nihilizmit legal, i cili seriozisht e pengon zhvillimin modern". Por gazeta prestigjioze amerikane, e ka pyetur z. Medvedev se, “çfarë do të bëjë ai për 14 rastet e pazgjidhura të gazetarëve të vrarë gjatë sundimit të Putinit.” Po ashtu, gazeta ka sugjeruar që “Britania duhet ta ftojë presidentin e ri të bashkëpunojë me akuzat e Skotland Yard-it kundër ish-agjentit të KGB-së për vrasjen e një kritiku të Putinit në Londër”. Paraqitjet e para publike apo kuptimi i fjalëve të thëna në publik, pastaj gjestikulacionet, relacioni optik me fotokamerat mediale dhe qytetarët, demagogjia e thelbit të mendimeve të thëna nuk e dallojnë fare z. Medvedev, nga paraardhësi i tij Putin. Që të dy, janë presidentët rus të një formati që si askush, na e kujtojnë në këto 50 – 60 vitet e fundit, figurshmërinë dhe epokën e presidentëve komunistë. Sidomos presidentët komunist ruso – sovjetik që nga Stalini, Hrushqovi, Brezhnjevi ishin jashtëzakonisht të paparashikueshëm dhe dinak, për të mos thënë president që e quan botën në prag të konfliktit bërthamor. Kështu, po të shihet esëll, z. Medvedev tashmë ka dhënë shenjat e para të një presidenti që si provë taktike ka, jo rikthimin e botës në kohën e “luftës së ftohtë” por, aktivizimin e kujtesës “për botën e luftës së ftohtë”. Prova e këtillë medvediane, është forcimi rus i diskursit politik për konkurrencë të fortë dhe agresive, diktimi i rivalitetit sipas motos: “ballë për ball녔 !

Rusia, e rikthjelluar pas vetgoditjeve të rënda në vigjilje të ndërrimit të shekujve, sot po përpiqet të diktoj koncepte gjeopolitike dhe gjeostrategjike nga hinterlandi i saj, dikur shumë agresiv. Shteti rus, ecën sipas politikave të kombinuara – sfiduese, të cilat burojnë nga shekulli i kaluar. Është një teknologji kombinimi të politikave klasike, dhe moderne. Hartimi dhe zbatimi i tyre është në përputhje me interesat shtetërore rusomëdha, por në shpërputhje me interesat euro – atlantike, dhe më gjerë. Medvedev, duket që duhet të portretizohet si një figurë interesante për stabilitetin dhe zhvillimin e brendshëm rus, por dinak dhe i paparashikueshëm për zhvillimin e demokracisë dhe të paqes ndërkombëtare. Megjithatë, ai ka parakaluar në Kremlin shumë origjinal në vizionin e tij për një Rusi “të kohës së fuqisë komuniste”, cep më cep globit.

Atij, i rri afër z. Putin. Medvedev, nuk duket fare inferior. As, i ndrydhur nga prania e garinturës që e bëri aq të ri në moshë, të parin e më shumë se 120 milionëve…! Sapo z. Medvedev bëri betimin më 6 maj, nga Moska u urdhëruan të largohen dy nëpunës të ambasadës amerikane. Më 9 maj, në ditën e fitores mbi fashizmin z. Medvedev i priu një paradë tipike komuniste në Sheshin e Kuq (“olimpi” i dikurshëm i proletarëve ), duke i nxjerrë në publik armët e shkatërrimit në masë. Me këto armë të shkatërrimit në masë, jo vetëm që dikur krenoheshin presidentët e krisur komunistë por, ata edhe e kërcënonin seriozisht botën!

Për koincidencë më pak se tri ditë pas betimit të z. Medvedev, një vatër krize që ka një histori shumë tragjike dhe ku Moska ka pasur gjithmonë gisht (Libani), u ndez në variantin tragjik - konfrontues. Linjat islamike me prejardhje nga Irani dhe Siria për shëndetin e të cilave është kujdesur gjithmonë Moska, shpërthyen në Bejrut. Milicia e Hezbollahut, e ka ndezur konfliktin vëllavrasës në Liban, në sfidim të pushtetit të z. Sinjora. Ky, është i njohur si udhëheqës demokrat dhe, properëndimor. Po ashtu, pas ardhjes së z. Medvedev në pushtet, është shtuar agresiviteti dhe shkalla e mundësisë së konfliktit në territorin e Gjeorgjisë. Rusia, hapur përkrah shkëputjen e Akbhazisë dhe Osetisë, dy krahina gjeorgjiane. Moska, është aktive edhe në përkrahjen e lobeve të disponuara kundër perëndimit gjithandej, në stopim të ideologjisë demokratike - perëndimore që po i afrohet gjithnjë e më shumë Uralit dhe, Kaukazit.

Me konceptet e politikave dinake – diverzive, Moska ka admiruar nacionalistët në zgjedhjet e 11 majit, në Beograd. Mu në vigjilje të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, Kuvendi i Serbisë ratifikoi marrëveshjen shtetërore me gjigantin “Gazprom” nga Rusia. Dy nacionalistët e tërbuar serb Koshtunica dhe Nikoliqi, e që kanë gjasa ta formojnë qeverinë e re në Beograd, paraprakisht janë të përkëdhelur nga Moska. Vëzhgues rus, janë parë madje edhe në vendvotimet e minoritetit serb, në Kosovë. Kur jemi te Kosova, Moska ishte dhe mbetet një nga kundërshtarët ortodoks të pranimit të Kosovës si shtet pavarur. Kësisoj, edhe me ardhjen e Medvedevit si president i ri, me gjasë s’do të ketë hapje të duhur dhe prosperuese të Rusisë në fushën e linjave të natyrshme të zhvillimit të demokracisë, dhe të paqes ndërkombëtare. Kremlini, është duke influencuar “shtegun” e vjetër të forcës. Natyrisht, jo me shputa ariu por me teknologji politikash të veprimeve dinake…


Publikuar: 15.05.2008 23:36:12
Lexuar: 440 herė
Fjalėt kyēe: Ariu, Kremlinit, presidenitit, aktual, rus, Medvedev,
  


Lajmet e fundit
Ēanta, bizhu tė vogla Ēanta, bizhu tė vogla
Gjithė zėnkat e jetės bashkėshortore Gjithė zėnkat e jetės bashkėshortore
Mishrat nė skarė, tė parezistueshėm, por kujdes! Mishrat nė skarė, tė parezistueshėm, por kujdes!



Lajmet te ngajshme
Amerika Amerika Amerika Amerika
Dilema demokracie Dilema demokracie
A kemi siguri ushqimore? A kemi siguri ushqimore?
Studentėt e mi do tė durojnė, por deri kur? Studentėt e mi do tė durojnė, por deri kur?
Halucinantėt e pushtetit… Halucinantėt e pushtetit…
Kartat, nevoja urgjente e njė pakti Kartat, nevoja urgjente e njė pakti
Errėsirė mbi shtetin e Kosovės Errėsirė mbi shtetin e Kosovės
Ideologji shfarosėse e programuar Ideologji shfarosėse e programuar
Kthimi i Ballkanit nė identitet Kthimi i Ballkanit nė identitet
121 Publicistė: Jo me Berishėn, por Ballė pėr ballė me Entela Hyskon! 121 Publicistė: Jo me Berishėn, por Ballė pėr ballė me Entela Hyskon!
Google Yahoo MSN