Aktori dhe regjisori amerikan, Sean Penn pėrflitet se po e udhėheq revoltėn e vogėl tė aktoreve nė Festivalin e Filmit nė Cannes, kundėr ligjeve drakonike anti-duhan nė kėtė qytet.
Penn, i cili është edhe kryetar i jurisë për të zgjedhur filmin më të mirë, ka nxjerr jashtë një cigare dhe e ka atë ndezur në sytë e gazetarëve, gjatë një konference për shtyp, duke e kundërshtuar kështu ligjin që ndalon pirjen e duhanit në Francë.
Por, kjo ka hasur në kundërshtim të regjisores iraniane të filmit, Marjane Satrapi, e cila ka kundërshtuar tentimin e kolegut të saj, duke thënë se duhani dëmton seriozisht shëndetin.
Por, më vonë ajo ka ndezur cigaren bashkë me Pennin dhe aktoren franceze, Jeanne Balibar.