E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Opinione > A ka Serbia shpresė pėr tė ardhme paqėsore?
A ka Serbia shpresė pėr tė ardhme paqėsore?
A ka Serbia shpresė pėr tė ardhme paqėsore?
Nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara, javėn e fundit, ėshtė shtruar pyetja nėse ka shpresė pėr njė tė ardhme paqėsore nė Serbi apo nėse historia nė ish-Jugosllavi gjithmonė duhet tė formėsohet me tragjedi.Nė Evropė dhe nė Shtetet e Bashkuara, javėn e fundit, ėshtė shtruar pyetja nėse ka shpresė pėr njė tė ardhme paqėsore nė Serbi apo nėse historia nė ish-Jugosllavi gjithmonė duhet tė formėsohet me tragjedi.

SHTYPI BOTËROR

Në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara, javën e fundit, është shtruar pyetja nëse ka shpresë për një të ardhme paqësore në Serbi apo nëse historia në ish-Jugosllavi gjithmonë duhet të formësohet me tragjedi.

Në këtë kuadër, për të arritur deri tek një përgjigje, fituesi i zgjedhjeve parlamentare në Serbi, Boris Tadiq, duhet që brenda 90 ditësh të gjejë një partner koalicioni për të formuar qeverinë.

Por, sipas disa diplomatëve dhe analistëve, zgjedhjet kësaj radhe kanë sfiduar atë profilin nëpërmjet të të cilit serbët janë prezantuar si viktima fataliste, jo të gatshme për të hequr dorë nga mitet antike.

Zoti Marshall Harris, ish-ekspert i Departamentit amerikan të Shtetit mbi Ballkanin, ka thënë se "Serbia ka qenë vendi më i pazhvilluar në Ballkan, i cili gjithmonë ka shikuar drejt lindjes".

"Por, këto zgjedhje", thotë zoti Harris, "mund të dëshmojnë se nuk është edhe aq zi siç duket, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa do të pranojnë se ka ende shpresa".

Fitorja e demokratëve në Serbi, të paktën me votën e popullit, mund të arsyetojë ata në Evropë, të cilët kanë thënë se Beogradi meriton një dietë të qëndrueshme të sigurimeve pozitive dhe karotave, e jo një qëndrim të ashpër dhe shkopinjtë për ta mbajtur Serbinë në izolim deri në dorëzimin e të akuzuarve për krime lufte.

Disa analistë thonë se serbët mund të jenë ndier shumë krenarë për t'u anëtarësuar në institucionet sikurse është Bashkimi Evropian; por, me ekonominë e tyre të lëkundshme, shumë serbë tashmë janë duke shikuar vendet fqinje përreth dhe duke u përballur me realitetin.

Kjo klimë në Serbi mund ta ketë detyruar Tadiqin dhe demokratët që me ashpërsi të kundërshtojnë shtetësinë e Kosovës dhe pavarësinë e saj. Por, në mesin e demokratëve, megjithatë, ekziston një mirëkuptim i pathënë, se Serbia nuk do të hyjë në luftë për të rimarrë Kosovën.

Partia Radikale, ndërkaq, po të fitonte një mbështetje më të fuqishme, mund t'i përkrahë bandat dhe kaosin në rajonin e Mitrovicës.

Në Kosovë po mbretëron një ndjenjë më e lehtësuar në mesin e zyrtarëve perëndimorë, duke e parë si të pamundshëm koalicionin midis forcave radikale, të cilin ata e konsiderojnë si makth. Por, me gjithë lehtësinë që është krijuar, nacionalistët thonë se ata ende mund të fitojnë mbështetjen e shumicës parlamentare për të formuar qeverinë e tyre.

Zoti Tadiq tani përpiqet ta bindë Partinë Socialiste për të hyrë në koalicion me të, partinë e dikurshme të Sllobodan Millosheviqit, por, i këtillë është Ballkani.


Publikuar: 16.05.2008 00:30:03
Lexuar: 101 herė
Fjalėt kyēe: Serbia, shprese, ardhme, paqesore,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
UNMIK-u me rol tė ri UNMIK-u me rol tė ri
Cila ėshtė paga e dinjitetshme? Cila ėshtė paga e dinjitetshme?
Kur do tė ndalė rėnia e dollarit? Kur do tė ndalė rėnia e dollarit?
Mitrovica, spastrimi etnik i popullsisė shqiptare Mitrovica, spastrimi etnik i popullsisė shqiptare
Shumė plane, asnjė pėr integrim Shumė plane, asnjė pėr integrim
Nė skenė, kur sipari tė bjerė Nė skenė, kur sipari tė bjerė
Koha ėshtė tani! Koha ėshtė tani!
Pse humbi Veltroni nė Itali Pse humbi Veltroni nė Itali
Pse po vonohet amnistia pėr tė dėnuarit nė Kosovė? Pse po vonohet amnistia pėr tė dėnuarit nė Kosovė?
Kursimi dhe e ardhmja e financave tė BE Kursimi dhe e ardhmja e financave tė BE
Google Yahoo MSN