Pagat per buxhetoret do te rriten me ritme shume te larta se inflacioni, garantoi dje ministri i Financave, Ridvan Bode, vetem nje dite pasi Fondi Monetar Nderkombetar kishte keshilluar qeverine qe te mos rriste pagat per administraten publike, per shkak se mund te beheshin nxitje per rritjen e metejshme te cmimeve.
"Qeveria ka deklaruar se do te rrise pagat dhe pensionet e larta. Per kater vjet do te dyfishojme pensionet dhe pagat e uleta. Me 1 korrik do te kemi nje rritje pagash, qe do te jete shume me e larte se inflacioni", u shpreh dje ministri i Financave, Ridvan Bode. Kreu i Financave tha se Shqiperia nuk eshte ne krize, pasi norma e inflacionit eshte dukshem me e ulet se ne vende te tjera te rajonit. Sipas tij, rritja e pagave nuk do te prodhoje inflacion me te madh, por, perkundrazi, do te mbaje te paprekur fuqine blerese te qytetareve si promotori kryesor i rritjes ekonomike ne vend. Por ky vendimin i qeverise, tha Bode, do te jete i pari qe do te mbahet mend jashte mbikeqyrjes se rrepte te nderkombetareve dhe ne vecanti te FMN-se. Rritja e pagave per buxhetoret eshte programuar nga qeveria per kete vit ne nje mesatare prej 15 per qind. Sipas percaktimeve ne buxhetin e vitit 2008, do te kete rritje te pagave te mesuesve te sistemit te arsimit parauniversitar, me qellim dyfishimin deri ne vitin 2009, si dhe rritje te diferencuar te pagave te punonjesve te sistemit te arsimit universitar. "Per kete qellim, fondi i pagave per Ministrine e Arsimit dhe Shkences ne vitin 2008 eshte parashikuar te rritet me 15%", parashikohet ne projektligjin e buxhetit. Gjithashtu, nje rritje mesatare e pagave per shendetesine do te jete 15%. Por, gjithashtu, edhe bluzat e bardha do te kene diferencime nga kjo rritje. Me shume rritje do te perfitojne infermieret. Rritja e pagave per administraten buxhetore edhe per kete vit do te vijoje me ritme te larta. Ekspertet ne Ministrine e Financave kane sqaruar se rritja e pagave per buxhetoret do te vijoje me ritmet 15-18 per qind. Sipas tyre, perqindjen me te larte te rritjes do ta perfitojne sektoret e arsimit dhe te shendetesise, te cilet edhe per kete vit do te kene pjesen e "luanit" ne rritjen, qe eshte programuar ne buxhet. Ekspertet e buxhetit ne Ministrine e Financave pohojne se rritja do te nise te aplikohet ne mes te vitit, sic eshte bere tradite tashme. Te njejtet eksperte shpjeguan se kategori te vecanta te buxhetoreve do te perfitojne perqindje te ndryshme pagash. Mirepo, kategorizimet do te behen nga departamenti i Administrates Publike, pasi qeveria te kete marre vendimin, per te harmonizuar keshtu masen e rritjes se pages me statusin e nepunesit civil. Me keto ritme rritjeje te pagave te buxhetoreve, qeveria eshte duke zbatuar nje strategji te saj te reflektuar ne programin 4-vjecar per politiken e rrogave te punonjesve buxhetore. Ne themel te kesaj strategjie eshte rritja e pervitshme e pagave ne administraten publike, ku perparesi do te kene pagat e uleta, duke synuar qe ne fund te 2009 raporti mes pages me te larte dhe me te ulet ne administraten publike te jete 1 me 5. Kunder rritjes se pagave eshte shprehur edhe Banka e Shqiperise. Guvernatori Ardian Fullani, tri dite me pare, tha se cdo mase e natyres subvencionuese apo e rritjes se pagave, duhet te jete e studiuar mire, per te shmangur efektet anesore te natyres se raundit te dyte dhe nxitjen e nje cikli te ri inflacioni.
FMN: Pagat nuk duhet te rriten
"Qeveria duhet te kompensoje shtresat ne nevoje, qe rrezikohen me se shumti nga rritja e cmimeve te ushqimeve, ndersa rritjet reale te rrogave ne sektorin publik duhet te kufizohen fort, per te shmangur nxitjen e nje spiraleje paga-inflacion", ka thene dy dite me pare gjate nje takimi me mediat, perfaqesuesi i Misionit te FMN ne Shqiperi, Geruin Bell. Ndersa ka konsideruar te drejte ndihmen ndaj te varferve per te kompensuar efektet e cmimeve te rritura te ushqimeve dhe te energjise. Fondi i ka kerkuar Bankes se Shqiperise se duhet te vazhdoje te jete gati per t'iu pergjigjur cdo efekti te raundit te dyte nga presionet globale te cmimeve, perfshire ketu edhe me rritje te metejshme te normave te interesit.