Uashingtoni hap dosjet. Hetime pėr Mithat Frashėrin, Devėn dhe Kupin. Kush ua dha lejen pėr tė hyrė nė Amerikė kur ishte e ndaluar ligjėrisht.
Sipas dokumenteve tė Departamentit Amerikan, tė klasifikuara si sekrete pėr njė kohė tė gjatė, udhėheqėsit e komunitetit tė emigrantėve shqiptarė qė bashkėpunuan me forcat e Boshtit gjatė Luftės sė Dytė Botėrore janė ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara nė vitet e para tė pas Luftės, nė lidhje me qėllimet e tyre pėr tė pėrmbysur qeverinė komuniste tė Shqipėrisė.
Sipas dokumenteve të Departamentit Amerikan, të klasifikuara si sekrete për një kohë të gjatë, udhëheqësit e komunitetit të emigrantëve shqiptarë që bashkëpunuan me forcat e Boshtit gjatë Luftës së Dytë Botërore janë ndihmuar nga Shtetet e Bashkuara në vitet e para të pas Luftës, në lidhje me qëllimet e tyre për të përmbysur qeverinë komuniste të Shqipërisë. Dokumentet, të cilat janë nxjerrë nga lista e të qenit sekret pak kohë më parë, ishin siguruar nga arkivat e qeverisë prej Mark Truitt, një kandidat për Doktor shkencash në Stanford, që po punon për disertacionin rreth lëvizjes politike të shqiptarëve në ekzil në periudhën e Luftës së Ftohtë. Letrat e siguruara çuan në rihapjen e investigimit nga Kongresi për një dhënien e strehimit në Shtetet e Bashkuara të bashkëpunëtorëve të nazistëve, të cilët mund të jenë përfshirë në krimet e Luftës.
Thuhet se dokumentet e tregojnë një gjë të tillë, ndonëse fillimisht Departamenti i Shtetit e kundërshtoi pranimin e disa prej drejtuesve të komunitetit të emigrantëve shqiptarë për shkak të së kaluarës së tyre disi të dyshimte. Por, vlerësimet e shërbimeve sekrete më vonë i ndryshuan. Pastaj, disa nga shqiptarët në ekzil erdhën në Shtetet e Bashkuara dhe disa luajtën një rol të rëndësishëm në fushatat e pasluftës në Amerikë kundër qeverisë pro-sovjetike të Enver Hoxhës, udhëheqësi i Partisë Komuniste Shqiptare. Tentativat, të cilat përfshinë hedhjen e agjentëve brenda në Ballkan me parashutë në fillimin e viteve 1950 për të nxitur kryengritje, dështuan dhe acaruan armiqësinë e shqiptarëve në drejtim të Shteteve të Bashkuara.
Fshehja është kundërshtuar
Zyrtari i Departamentit të Shtetit, Ron Neitzke, tha se nuk kishte parë dokumente dhe nuk mund të bëjë asnjë koment. Më parë, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Alan D. Romberg, hodhi poshtë se kishte pasur ndonjë përpjekje për të fshehur rastet e krimeve të luftës. Mijëra refugjatë të tjerë shqiptarë, për shkak të luftës, erdhën këtu (në SHBA, - shën red.) si emigrantë të zakonshëm.
Shqipëria, e cila gjeografikisht ndodhet buzë Adriatikut, midis Jugosllavisë dhe Greqisë, ishte pushtuar nga ushtritë italiane dhe gjermane nga viti 1939 deri në vitin 1944, periudhë kur ajo u çlirua nga forcat partizane, të drejtuara nga komunistët. Ajo është në radhën e shteteve më të izoluara politikisht; ka ndërprerë marrëdhëniet në mënyrë të hidhur me ish-aleatët e saj, Bashkimin Sovjetik dhe Kinën, dhe vetëm së fundi ka dhënë sinjalet e një interesi për lidhje më të ngushta me Europën Perëndimore.
Më 18 dhjetor të vitit 1981, kryeministri shqiptar, Mehmet Shehu, është gjetur i vrarë apo ka vrarë veten në Tiranë, kryeqyteti i vendit. John Loftus, një ish-investigues i krimeve të luftës për Zyrën e Investigimeve Speciale në Departamentin e Drejtësisë, muajin e kaluar, në programin e lajmeve të CBS-së 60 Minuta, akuzoi se agjencitë e shërbimeve inteligjente amerikane kanë bërë kontrabandë me bjellorusët, bashkëpunëtorë të nazizmit brenda këtij vendi në emër të agjitacionit kundër Bashkimit Sovjetik dhe spiunazhit në Europën Lindore.
Më pas zoti Truit i vuri në dispozicion disa nga dokumentet e tij për shqiptarët zotit Loftus, të cilat ky i fundit ia kaloi Zyrës së Përgjithshme të Llogarive (G.A.O.), një degë investiguese e Kongresit.
Në vitin 1978 GAO u shpreh se nuk gjeti të dhëna të ndonjë konspiracioni të përhapur që të pengojë investigimin e të dyshuarve si kriminelë lufte këtu në SHBA. Në atë kohë hapja e disa dokumenteve ishte bërë në mënyrë sekrete nga investiguesit e GAO-s, të cilat nxitën Autoritetin e Komitetit Gjyqësor ti kërkojë agjencisë së saj muajin e kaluar të rihapë hetimin e saj.
Zoti Truitt arriti të sigurojë një të dhënë për një vizitë të Mithat Frashërit, udhëheqësi i Partisë së Ballit Kombëtar në kohën e Luftës, apo i Frontit Kombëtar, tek ambasadori amerikan në Romë në vitin 1947. Zoti Frashëri dëshironte që të pranoheshin 50 mbështetës të tij nga ky vend (SHBA) që tiu kundërpërgjigjeshin intrigave komuniste në radhët e shqiptarëve.
Si shkuan shqiptarët në SHBA
I pari në listë ishte Hasan Dosti, ministri shqiptar i Drejtësisë në kohën e pushtimit italian. Muaj më vonë, pas verifikimit të dokumenteve biografike sekrete rreth zotit Frashëri dhe mbështetësve të tij, Departamenti i Shtetit iu përgjigj se kërkesa për të lehtësuar hyrjen e 50 personave nuk besohet të jetë e përshtatshme, duke shtuar: Kjo për shkak se duket e qartë tek e kaluara e shumë shqiptarëve në ekzil në Itali pas verifikimit të disave prej tyre dhe se prania e këtyre personave në Shtetet e Bashkuara në rrethanat e parashikuar nuk mund të bëhet shumë shpejt apo do të realizohet në një rast të mëvonshëm, për shkak të vështirësive të kësaj qeverie.
Sidoqoftë, nga prilli i vitit 1949 zoti Dosti ishte nxitur zyrtarisht nga Uashingtoni të mbështesë Komitetin Kombëtar Shqiptar në Ekzil. Më vonë ai u bë president i Komitetit Kombëtar për një Shqipëri të Lirë, - i financuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Tani ai është 87 vjeç dhe jeton në Los Anxhelos.
Përmes një interviste telefonike, zoti Dosti nuk pranoi se kriminelët shqiptarë të luftës kishin ardhur në Amerikë, duke e cilësuar këtë si propagandë komuniste. Ai shtoi se ka luftuar gjermanët dhe se ata i kanë vrarë disa nga pjesëtarët e familjes së tij.
Zoti Frashëri hyri në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 1949, me ndihmën e Robert Joyce, një anëtar i Stafit të Planifikimit të Politikës së Departamentit të Shtetit. Në një memorandum të Departamentit të Shtetit që aludon për lidhjet e shërbimeve sekrete, zoti Joyce shkruan se miqtë e mijë konstatuan se ata nuk preferuan të ofrojnë direkt vendimin për dhënien e vizës dhe e kërkuan që në rastin e zotit Frashëri, për shkak të interesave të sigurisë kombëtare, që të mund të përshihej një frazë se vizita e Frashërit në Shtetet e Bashkuara në këtë periudhë realizohet pasi është konsideruar për shkak të interesave kombëtare. Shumë shpejt, pas kthimit nga Nju Jorku, zoti Frashëri vdiq.
Mbajtja e përgjegjësisë për masakrat
Një tjetër udhëheqës shqiptar në kohën e luftës, Xhafer Deva, gjithashtu iu dorëzua Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas një Memorandumi të Departamentit të vitit 1948 ai është identifikuar si ministër i Brendshëm në kohën e pushtimit nazist, që mban përgjegjësinë për masakrat e një numri të madh shqiptarësh në Tiranë më 4 shkurt 1944 dhe veprime të tjera të kryera nga Gestapo në bashkëpunim me xhandarmërinë shqiptare. Ai vdiq në Palo Alto, Calif, në vitin 1978.
Abas Kupi, udhëheqës në kohën e luftës që kërkonte përjashtimin e mundësisë për rikthimin në fronin mbretëror shqiptar të mbretit Zog, vdiq në Freeport, L.@I. në vitin 1976.
Sipas një të dhëne të dalë në takimin e zhvilluar në vitin 1949 midis sekretarit të Shtetit Dean Acheson dhe Ernest Bevin, sekretari i Jashtëm britanik, Komitetit Shqipëria e Lirë i ishte dhënë një zë në politikën amerikane. Zoti Acheson është cituar ti ketë thënë Bevinit: Pyes nëse ne mund të biem dakord në thelb që të përpiqemi për të përmbysur qeverinë Hoxha, kur të vijë rasti? Unë thashë Po, por nëse kjo përshpejtohet tani, grekët dhe jugosllavët mund të sillnin probleme serioze.
Bevin pranoi se "ne duhet të jemi të kujdesshëm, pasi Rusia mund të ndërhynte. Ai pyeti se çfarë qeverie mund ta zëvendësonte Hoxhën nëse atë e largojmë? A ka ndonjë mbret rreth e rrotull që mund ta vendosim?"
Operacionet prej agjentëve të hedhur me parashutë në Shqipëri dhe shtetet e bllokut sovjetik për shërbimet inteligjente amerikane dhe britanike ishin kompromentuar nga agjenti i dyfishtë britaniko-sovjetik, Kim Filbi. Agjentët ishin kapur dhe ishin vrarë. Njëri prej agjentëve amerikanë që planifikoi realizimin e të tilla tentativave, ishte Michael Burke, presidenti i mëvonshëm i New York Yankees dhe e korporatës "CBS".
Në një intervistë të dhënë në mars në Augrim të Irlandës, ku ai është duke shkruar autobiografinë e tij, zoti Burke thotë se në fundin e viteve 40 "unë kërkova nga CIA nëse mund të përpiqesha të shkaktonim një revolucion në Shqipëri".
Ai tha aktualisht, - kjo ishte diskutuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe çështja shtrohej: A është e mundur që në kohë lufte të rrëzojmë një qeveri komuniste pa ndërhyrje të hapur ushtarake? Ai tha se që të realizojmë fundin nuk është e mundshme që ta bëjmë këtë pa mbështetjen e hapur ushtarake nga ajri prej Anglisë dhe Shteteve të Bashkuara apo të ndokujt tjetër. Ju nuk mund ta bëni atë vetëm me banorët vendas.
Zoti Truitt tha se është duke shqyrtuar dokumente të tjera, veçanërisht broshurat e Departamentit të Shtetit të vitit 1949 rreth identitetit dhe të kaluarës së shqiptarëve në ekzil. Ai tha se ka pyetur CIA-n dy vjet më parë për përtëritjen e dokumenteve të çdo shtetasi nga Shqipëria që nga viti 1944 deri në vitin 1956 dhe i kishin thënë se ishin vetëm tre dhe njëri prej tyre mbahej ende i klasifikuar. Ai tha se akoma ishte duke pritur përgjigjen në lidhje me lutjen e tij.
Përgatiti: Albert Gjoka