Plejmejkeri i Milanit, Andrea Pirlo, ka njoftuar se ai dėshiron tė luaj deri nė fund tė karrierės nė San Siro.
Dëshiroj ta mbyll karrierën time te Milan dhe herët a vonë dëshiroj të bëhem edhe kapiten i skuadrës, ka thënë mesfushori.
Pirlo po ashtu ka pranuar se atij i pengon ti shohë rivalët e Inter të jenë më të mirë se kuqezinjtë në Serie A. Më vjen inat ta shoh Interin më lartë se ne, ka shpjeguar ai.
Pirlo pritet të jetë lojtari kyç i Italisë në Kampionatin Evropian, Euro 2008, ku italianët dëshirojnë tia bashkojnë trofeun Kupës së Botës.