Sulmuesi i Chelseat, Nicolas Anelka, mendon se Blutė posedojnė krejt ēka ėshtė e nevojshme pėr ta ngritur trofeun e Ligės sė Kampionėve, ndėrsa nuk e di nėse ai do tė mund tė luajė.
Anelka nuk është iluzionist, ai e di mirë se sa e vështirë do të jetë finalja e Moskës, mirëpo mendon se Chelsea do të mund ti mposhtë Djajtë e Kuq, dhe ta çojë trofeun në Londër.
Do të jetë vështirë. Man United është një skuadër e madhe me lojtarë të mëdhenj, mirëpo në një ndeshje të vetme gjithçka është e mundur. Ne jemi të bindur për fitore, siç thashë do jetë vështirë, por ne do ta kryejmë punën, ka thënë Anelka për Setanta Sports.
I pyetur nëse ai pret të fillojë nga minuta e parë, francezi është përgjigjur: Nuk e di, duhet ta pyesni menaxherin për këtë, mirëpo edhe nëse jam në stol dhe nëse më jepet mundësia të luaj, do të jap më të mirën nga vetja.