E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Shqipėria pendohet, u rikthehet marrėdhėnieve me Kinėn
Shqipėria pendohet, u rikthehet marrėdhėnieve me Kinėn
Shqipėria pendohet, u rikthehet marrėdhėnieve me Kinėn
Shqipėria, vendi mė i izoluar nė Europė, thuhet se ėshtė duke lėvizur gradualisht drejt ripėrtėritjes sė lidhjeve me aleatin e saj tė dikurshėm, Kinėn, dhe nė tė njėjtėn kohė ka informacione se po pėrballet me spastrime politike dhe procese gjyqėsore sekrete.

Diplomatët këtu (Athinë, - shën. red.), të cilët po përpiqen të ndjekin zhvillimet në atë vend, thonë se ndonëse nuk janë në gjendje të shpjegojnë ndonjë fakt të sigurt se çfarë është duke ndodhur në Shqipëri, udhëheqësit vazhdojnë të mbrojnë faktin se sistemi i tyre është i vetmi shembull i pastër në botë i marksizëm-leninizmit.
Diplomatët shprehen se ata priren të besojnë se zhvillimet aktuale mund të lidhen me mundësinë e një lufte të fshehur për pushtet për pasardhësin e Enver Hoxhës, udhëheqësi 75-vjeçar i Partisë Komuniste që ka drejtuar vendin përreth katër dekada. Në ndryshim nga Italia Jugore, që ndodhet në hyrje të detit Adriatik, Shqipëria, me një popullsi rreth 2.6 milionë banorë, është mbyllur nga bota për shumë shtete, me përjashtim të Greqisë, Turqisë, Francës dhe disa vendeve neutrale. Gazetarët e huaj, me përjashtim të atyre që kanë pranuar ideologjinë e këtij vendi, zakonisht nuk janë lejuar të hyjnë në Shqipëri.

Shkëputja me Moskën dhe Pekinin

Shqiptarët, të cilët për një kohë të gjatë janë njohur si një vend ishullor, popull fisesh, kanë qenë barrikadë në ortodoksinë e tyre komuniste që kur përfundoi Lufta e Dytë Botërore. Izolimi i tyre u rrit me shkëputjen e tyre nga Moska në vitin 1961 dhe me ndarjen nga Kina në vitin 1978, me liberalizimin që ndodhi pas vdekjes së Mao Ce Dunit. Ndonëse teknikisht Greqia dhe Shqipëria kanë qenë në gjendje lufte për prej Luftës së Dytë Botërore, Athina është një ndër qeveritë e pakta që mban marrëdhënie miqësore me Shqipërinë.
Si dhe përpara vitit 1944, Greqia ka pretendime për pjesën jugore të Shqipërisë, - e quajtur Epiri i Jugut, - e cila është e populluar kryesisht nga shqiptarë me prejardhje greke. Zyrtarët theksojnë se çështja ka qenë arkivuar që kur u vendosën marrëdhëniet tregtare dhe diplomatike midis dy vendeve në vitin 1971.
Sipas Vlassis Socratides, gazetar dhe anëtar i organizatës së quajtur Komiteti për Mbrojtjen e Epirit të Veriut, atje ndodhen rreth 20–25 000 grekë që vuajnë në burgjet shqiptare dhe rreth 80 mijë të tjerë të internuar nëpër kampe.

Shqiptarët në Greqi

Greqia është vendi i rreth 60-80 mijë shqiptarëve etnikë që u stabilizuan këtu përpara se të mbylleshin kufijtë në vitin 1949. Ata krijuan një grup të mirorganizuar dhe domethënës. Aktualisht, Greqia dhe Italia janë dritaret kryesore të Shqipërisë drejt botës. Ato janë të vetmet vende me lidhje të drejtpërdrejtë telefonike me Shqipërinë dhe ndër të paktat që mbajnë linja ajrore dhe me ambasadë në Tiranë, kryeqyteti i vendit.
Veç kësaj, për qarkullimin e refugjatëve shqiptarë drejt Greqisë, ka një lëvizje të kufizuar mes dy vendeve, kryesisht të diplomatëve, artistëve, gazetarëve, biznesmenëve dhe shtetasve grekë që kanë kushërinjtë e tyre, të cilët marrin përshtypjet, lajmet dhe thashethemet.

Biseda me ta të jep një pamje të çuditshme dhe kontradiktore të vendit që është mbyllur aq shumë ndaj botës. Diplomatët perëndimorë këtu thonë se ata kanë dëgjuar se një sërë gjyqesh nisën në Shqipëri këtë vit, në lidhje me disa veprime të ish kryeministrit Mehmet Shehu dhe të mbështetësve të tij. Sipas të dhënave zyrtare shqiptare, zoti Shehu kreu vetëvrasje në dhjetor të vitit 1981. Disa burime shqiptare thonë se atë e detyruan të vetëvritej.

Vrasje dhe burgosje

Shqiptarët këtu (Athinë, - shën. red.), që kanë kontakte me Shqipërinë, thonë se zoti Shehu kryesonte një listë prej 30 ministrash dhe zëvendësministrash që ishte raportuar se secili prej tyre do të vritej ose burgosej. Thuhej se lista përfshinte ish ministrin e Mbrojtjes, Kadri Hazbiu, që ishte shkarkuar nga detyra nëntorin e kaluar, dhe ish-ministrin e Brendshëm, Feçor Shehu, që ishte liruar nga detyra në janarin e vitit 1982.
Disa të dhëna të një lëvizje prej Shqipërisë në drejtim të ripërtëritjes së marrëdhënieve me Kinën janë konstatuar këtu (Athinë, - shën. red.) me rastin e nënshkrimit të Protokollit të Tregtisë dhe Pagesave në Pekin më 4 tetor nga zëvendësministri shqiptar i Tregtisë së Jashtme dhe përfaqësuesi i Ministrisë së Tregtisë së Jashtme kineze.

Marrëveshja është përmendur nga ekspertë të Ministrisë së Jashtme greke si një e dhënë e ndërgjegjësimit nga ana e Shqipërisë se politika e fortë e vetë-besimit nuk është e mjaftueshme. Ekspertët thonë se Shqipëria ka nevojë në mënyrë urgjente për pajisje dhe pjesë rezervë për makineritë që të zëvendësohen stoqet e vjetra.
Gjithashtu, diplomatët këtu theksojnë se ministri i Jashtëm i Shqipërisë u takua kohët e fundit me homologun e tij italian në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.

Marrëdhëniet me Greqinë

Sipas gazetarit grek, George Tsiouni, që ka shkruar një shkrim favorizues për Shqipërinë në gazetën e përditshme majtiste “Eleftherotypia”, “veç të tjerash, shqiptarët dëshirojnë ‘marrëdhënie më të ngushta dhe më të ngrohta’ me Greqinë”. Ai tha se shqiptarët nuk mund të kuptojnë pse kryeministri grek Andreas Papandreu nuk mund të shfuqizojë ligjin e luftës midis dy vendeve.
Shkrimi i “Eleftherotypia”, i cili duket se e ka qëllimin te rreshtimi i të dhënave negative prej emigrantëve shqiptarë, e përshkruan vendin si një “fortesë me pak miq dhe shumë armiq”, - që do të thotë; Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Jugosllavia.
Zoti Tsiouni shkroi për suksesin e arritur nga Shqipëria, duke përfshirë atë që ai e quajti shteti model bujqësor, me rekordet e produktivitetit në grurë, misër dhe drithëra të tjera dhe me kapërcimet në të gjitha sektorët e industrisë. Ai shtoi se qëllimi i industrisë shqiptare është të prodhojë automobila, të cilat deri më tani i ka importuar.

Kudo bunkerë

Në ndryshim, udhëtarët grekë përgjithësisht e përshkruajnë Shqipërinë me tiparet e varfërisë, të militarizuar dhe të kontrolluar. Një zyrtar grek, i cili kohët e fundit kishte vizituar vendin tha se ai ishte shokuar me pamjet e fëmijëve të zbathur, me rroba të leckosura, sasinë e pakët të patateve të treg, mungesën e makinave dhe praninë e bunkerëve kudo. Madje, edhe në qendër të Tiranës, fare afër ambasadës greke. “Ajo që duket se dy në dhjetë shqiptarë janë ushtarë dhe një është polic”, - theksoi ai.
Autoritetet greke këtu thonë se janë të shqetësuar për minoritetin grek në Shqipëri, por, me fjalë të tjera, nuk mund të bëjnë asgjë më shumë se sa të “mbajnë hapur lidhjet me telefon dhe me postë”. Diplomatëve u nevojitet leje për të udhëtuar më shumë se 25 kilometra jashtë kryeqytetit dhe shpeshherë një e tillë leje nuk është e disponueshme. Konsujt nuk janë lejuar të vizitojnë të burgosurit.
“I gjithë vendi është si një burg i madh”, - thotë Elias Fani, një grek etnik 27-vjeçar, që u kthye nga Shqipëria më 15 prill. Ai ishte arrestuar kur ishte student dhe u akuzua për përhapje të propagandës kundër qeverisë. Ai shërbeu për 6 vjet në punë të detyrueshme nëpër galeritë e minierave.

Ai eci përgjatë kufirit

Zoti Fani thotë se për herë të parë tentoi të notojë drejt ishullit grek të Korfuzit, por ishte dorëzuar pas 8 orësh not në ujin e akullt. Pastaj ai vrapoi 40 milje përgjatë zonës kufitare malore drejt qytetit grek të Janinës. Si shumë refugjatë shqiptarë, ai thotë se shpreson të shkojë në Shtetet e Bashkuara.
Këtë vit 21 shqiptarë, mes tyre edhe tre roje kufitare me uniformë, kishin arritur të kalonin përtej kufirit, brenda në Greqi. Ky është numri më i lartë i kohëve të fundit; mesatarja ka qenë katër apo 5 persona në vit. Kjo shifër është dhënë nga zyra e Komisionit të Lartë për Refugjatët e Kombeve të Bashkuara në Athinë.
Komiteti i Luftës për Epirin e Veriut dhe grupe të tjera kanë ngritur çështjen e të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri në Komitetin për Mbrojtjen e Minoriteteve të Kombeve të Bashkuara, i cili është i vendosur në Gjenevë.

Përgatiti: Albert Gjoka


Publikuar: 16.05.2008 04:12:22
Lexuar: 118 herė
Fjalėt kyēe: Shqiperia, pendohet, rikthehet, marredhenieve, Kinen,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Identiteti i vertete i Mona Lizes Identiteti i vertete i Mona Lizes
Majori britanik dhe lufta e tij pėr ēlirimin e Vlorės Majori britanik dhe lufta e tij pėr ēlirimin e Vlorės
Gjykata e lartė: Gjykata e lartė: "Poetėt Leka e Blloshmi, tė dėnohen me vdekje me pushkatim!"
Hebrenjtė nė Shqipėri: A u ndihmuan vėrtetė aq shumė?! Hebrenjtė nė Shqipėri: A u ndihmuan vėrtetė aq shumė?!
Kur spiunoheshin brigjet fqinje Kur spiunoheshin brigjet fqinje
Anonimet Anonimet
Rilindja Kombėtare – njė epokė e re historike Rilindja Kombėtare – njė epokė e re historike
Rreziku nga plani britanik, Enveri angazhoi 15 mijė agjentė nė Sigurim Rreziku nga plani britanik, Enveri angazhoi 15 mijė agjentė nė Sigurim
Kur Kur "Kreshnikėt" luftonin...pėr kullotat
Jetėt paralele tė burgut Jetėt paralele tė burgut
Google Yahoo MSN