Kampioni aktual i NBA-sė, San Antonio Spurs, ka shėnuar fitore tė merituar ndaj New Orleans Hornets, duke e mposhtur me rezultat 99-80, qė do tė ēojė edhe nė lojėn e shtatė vendimtare pėr tė nxjerrė fituesin nga kjo gjysmėfinale e Koncerencės Perėndimore.
Manu Ginobili udhëhoqi tek ekipi fitues, duke shënuar 25 pikë, ndërsa Tim Duncan kontribuoi me 20 pikë dhe 15 kërcime. Chris Paul ishte koshashënuesi më i mirë për New Orleans me 21 pikë. David West, i cili në ndeshjen e kaluar shënoi 38 pikë dhe 14 kërcime, siguroi vetëm 10 pikë kësaj here.
Jam i ngazëllyer. Kjo është pse NBA është interesante. Loja e shtatë. Kjo tregon me kënd po luajmë. Ata janë kampionë. Ata nuk dëshiruan të dorëzohen, ka thënë Chris Paul pas ndeshjes.