Kampioni evropian, Zinedine Zidane, do tė luajė pėr ekipin e Botės nė ndeshjen demonstruese kundėr Australisė qė do tė zhvillohet mė 1 qershor nė Syndey.
36-vjeçari, Zidane, i cili është pensionuar nga futbollit pas finales së kampionatit botërorë 2006, është pajtuar të marrë pjesë në takimin të cilit do ti bashkohen edhe ish-lotjarët e tij të kombëtares së Francës, Marcel Desailly dhe Robert Pires.
Trajneri i ekipit të yjeve botërore do të jetë Aime Jacquet, i cili ishte ndihmës trajner i Francës, në vitin 1998, kur Zizu dhe bashkëlojtarët e tij e fituan titullin botërore.
Ekipi i Australisë do të jetë i përbërë kryesisht nga ish-përfaqësues të kësaj kombëtareje, që morën pjesë në pley-offin e humbur nga Irani në vitin 1997, për kualifikim në Botërorin98.