Nė Maqedoni veprojnė mbi 30 kompani pėr sigurimin e pronave, objekteve ptrivate, personave fizikė dhe juridikė nėpėr tė cilat nė bazė vjetore qarkullojmė mė tepėr se 20 milion euro.
Kryetari i Odës maqedonase për sigurimin e personave dhe pronës private Tihomir Nikolloski thekson se kjo organizatë vepron në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme, ndërsa deri tani ka dhënë 12.500 liçenca për persona të cilat bëjnë sigurimin e pronave dhe njerëzve.
"Vlerësimi jonë është se në bazë vjetore agjencitë për sigurim privat disponojnë me më tepër se 20 milion euro duke mos i llogaritur këtu fondet nga agjencitë të cilat merren me sigurim teknik", tha Nikolloski.
Ai thekson se sigurimi është e rrezikshëm, duke shpresuar se incidentet dhe pasiguria pakësohen nga viti në vit.
"Asnjë profesion nuk është pa probleme, megjithatë me trajnimin e personave të cilat bëjnë sigurim privat nga viti në vit presim që rreziqet të jenë më të vogla. Vlerësojmë se me tejkalimin e viteve do të kemi më pak probleme", u shpreh Nikolloski.
Oda maqedonase për sigurimin e personave dhe pronës private për çdo vit mundëson trajnim dhe punësim për më tepër se 20 persona, që janë jetimë.