Organizata joqeveritare OLPC (One Laptop Per Child) ka vendosur tė bashkohet me prodhuesin mė tė madh tė softuerėve nė botė, e kėtė vetėm sa pėr tiu mundėsuar fėmijėve tė vendeve nė zhvillim shfrytėzimin e Windows XP, nė tė ashtuquajturin laptop prej 100 dollarėsh.
Qysh prej dhjetorit të kaluar përfaqësuesit e Microsoftit kanë paralajmëruar mundësinë e zhveshjes së Windows XP në mënyrë që i njëjti të mund të shfrytëzohet nga laptopi jo shumë i fuqishëm i emërtuar XO. Detyra më e madhe për programuesit e Windows ka qenë të shtyjnë XP-në të niset nga kartela e memories SD dhe përpunimi i programeve përpunuese për harduer special të integruar në këtë laptop të lirë.
Organizata OLPC laptopët e saj XO me Windows të integruar planifikon ti ofrojë në gjashtë vende të botës gjatë muajit të ardhshëm, derisa shpërndarja e gjerë pritet në fillim të vjeshtës së këtij viti. Krejt e pritshme, çmimi i kompjuterit është pak më i lartë, kështu që një XO me sistem operativ Windows XP do të kushtojë 200 dollarë, nga të cilat Microsoft do të fitojë nga tre dollarë për njësi të shitur.
Laptopi XO ka dalë në shitje në nëntor të vitit 2007 dhe deri më tani ka arritur shifrën prej 600.000 njësive në mbarë botën.