Kampioni i Spanjės, Real Madrid, ka shėnuar fitore tė thellė prej 5-2 ndaj Levantes, nė ndeshjen e fundit tė kampionatit spanjoll, derisa fitore bindėse prej 4-1 ka shėnuar edhe Sevilla ndaj Atletico Bilbao.
Klubi mbretërorë që në pjesë të parë pati avantazh prej 3-0. Van Nistelrooy e hapi serinë e golave pas 22 minutash lojë, ndërsa Ramos gjashtë minuta më pas e dyfishoi rezultatin (28). Holandezi shënoi edhe një gol tjetër katër minuta para fundit të pjesë së parë (41).
Në minutën e 53-të, Levante zvogëloi disavantazhin në 3-1 me golin e Geijo, ndërsa dy minuta më pas Snijder shënoi një gol të shkëlqyeshëm nga gjuajtja e lirë. Geijo shënoi edhe një gol të dytë për mysafirët (64), por aty ishte Sergio Ramos, që shënoi sërish për të vulosur rezultatin (78).

Real%20Madrit
Sevilla ka bërë një rikthim në ndeshjen ndaj Atletic Bilbaos, duke fituar 4-1, dhe duke siguruar vend në Kupën UEFA. Atletico kaloi në epërsi mjaft herët në ndeshje me golin e Aduriz nga penaltia (3). Por dy gola të Kanoute (41 dhe 81) dhe nga një të Keita (79) dhe Navas 86), i sollën fitoren ekipit vendas.
Zaragoza ka pësuar ndaj Mallorkas, me rezultat 3-2, duke humbur vendin e ekipeve elite të Spanjës dhe do të luajë në ligën e dytë në sezonin e ardhshëm. Racing Santander, me një fitore minimale prej 1-0 ndaj Osasunas ka arritur të sigurojë vend për në Kupën UEFA. Golashënues i vetëm ishte Bolado, gjashtë minuta para fundit të ndeshjes.
Valencia ka shënuar fitore prej 3-1 ndaj Atletico Madridit, duke gjetur një satisfaksion në këtë ndeshje të fundit, pas një sezoni mjaft dëshpërues.
Fitore ka shënuar edhe Villarreal që mposhti si mysafir Deportivo La Corunan, me rezultat 2-0.