Mė 18 qershor rojet shqiptare tė kufirit hapėn zjarr nė mes tė ditės ndaj tre zhytėsve francezė tė Club Mediterranee, duke vrarė njėrin prej tyre. Mė 16 shtator vranė edhe njė tjetėr shtetas grek, rojtar pylli nė zonėn kufitare.
Më 18 qershor rojet shqiptare të kufirit hapën zjarr në mes të ditës ndaj tre zhytësve francezë të Club Mediterranee, duke vrarë njërin prej tyre. Më 16 shtator vranë edhe një tjetër shtetas grek, rojtar pylli në zonën kufitare. Të tilla lajme raportohen për Shqipërinë, e cila duket thuajse jashtë normalitetit; - e mbushur me fortesa dhe bunkerë të betontë që pikëzojnë kudo në të gjithë vendin, me politikë të jashtme agresive, me një simbol kombëtar që përmban sloganin Me kazmë dhe pushkë dhe me një histori represioni brenda vendit.
Gjëegjëza shqiptare
Kjo është që të surprizon, pavarësisht incidenteve të tilla; Shqipëria, një shtet i vetmuar që deri kohët e fundit ka qenë gjithmonë një shërbëtore e fuqive të mëdha komuniste, dhe tani, në mënyrë graduale, duket se po thyen guaskën e izolimit dhe po shqyrton mundësinë e vendosjes së marrëdhënieve të reja në Perëndim dhe në Lindje. Akoma më i çuditshëm është fakti se kjo është duke ndodhur teksa Enver Hoxha, udhëheqësi komunist shqiptar përgjatë 43 viteve të fundit, është akoma gjallë. Ai është konsideruar hapur si brutal dhe paranojak, në një gjendje të çmendur, një i mbijetuar i shkëlqyer. Si pasojë, gjëegjëza shqiptare të huton sërish. A është ky vend enigmatik, me udhëheqjen e saj komuniste të dalë mode, në prag të një tjetër ndryshimi surprizues?
Të paktë janë ata që mohojnë se Shqipëria është një gjëegjëzë, pasi ajo ka qenë për katër dekadat e fundit një nga vendet më pak të afrueshme me botën; duke iu kundërpërgjigjur me armiqësi politike padronëve të saj të njëpasnjëshme në atë kohë; Jugosllavisë, Bashkimit Sovjetik dhe Kinës.
Të lashtë, por të rinj
Shqiptarët janë pasardhësit e një prej popujve të njohur më të vjetër të Europës, Ilirisë, dhe akoma shteti-komb i tyre, i krijuar përmes një dekreti të Fuqive të Mëdha në vitin 1912, është një nga shtetet më të reja të Europës. Ai është relativisht i vogël; është një vend kryesisht malor, pak më i madh sesa shteti i Marylandit, me një popullsi në përmasat sa të kryeqytetit të Bostonit, - rreth 3 milionë banorë. Sigurisht, ai është një nga vendet më të varfra të Europës. Mburrja e tij mospërfillëse se është bastion i komunizmit stalinist, në zhvillimin e marrëdhënieve me vendet e rëndësishme Perëndimore, ka shkurajuar kontaktin dhe të dhënat për ekzekutimet e shqiptarëve të japin përshtypjen e rivaliteteve brenda udhëheqjes, e cila të shkakton neveritje.
Por, vendndodhja e saj, konfliktet e vjetra etnike dhe politike me fqinjët e saj të afërm, Greqia dhe Jugosllavia, e bëjnë atë kritike në mbajtjen e ekuilibrit të ndjeshëm politik në gadishullin e Ballkanit.
Tani ekziston një dinamikë e gjallë në Shqipëri si rezultat i rritjes së shpejtë të popullsisë (Studimet demografike tregojnë se niveli i lindshmërisë është rreth 4-4 herë më i lartë sesa a i pjesës tjetër të Europës. Mosha mesatare e popullsisë është 26 vjeçe). Autoritetet e Tiranës, kryeqyteti i vendit, përllogarisin se popullsia do të arrijë në 4 milionë në 15 vitet e ardhshme. Ekziston një domethënie nacionaliste te kjo, për zotin Hoxha, i cili deklaroi në vitin 1981 se ne jemi 6 milionë, një numër ky që përfshin shqiptarët që banojnë në Jugosllavi, Turqi dhe Greqi.
Era e ndryshimeve
Përgjatë viteve të fundit Shqipëria ka rihapur në mënyrë të matur disa nga kanalet e saj me Perëndimin, të mbajtura mbyllur për një kohë të gjatë. Në të njëjtën kohë, duke ndryshuar me kujdes shfaqjen e saj, që duket në mënyrë të fshehur në Tiranë, me njerëz që u përfshinë në udhëheqjen komuniste 40 vjet më parë, si revolucionarët e luftës dhe që gradualisht kjo po zëvendësohet me burra dhe gra të reja. Këto tendenca, të gërshetuara me rënien e ndjeshme të imazhit publik dhe sëmundjen e zotit Hoxha, kanë ngjallur interesin në zhvillimet shqiptare.
Refuzimi i vizës
Për rreth tri dekada Shqipëria nuk i lejoi gazetarët amerikanë të hynin në vend. 21 vjet më parë unë bëra aplikimin për një vizë që të vizitoja Shqipërinë që nga Jugosllavia. Konsulli shqiptar në Beograd ishte i përzemërt, por ai ishte i prerë që të refuzonte aplikimin. Dokumentet e dërguara në Tiranë nuk morën asnjëherë përgjigje, megjithëse përfundimisht emri im ishte përfshirë në listën e zyrtare të sektorit të propagandës shqiptare. Së fundi, një kërkesë e imja përmes telefonit për një takim me përfaqësuesit diplomatik të misionit shqiptar në Kombet e Bashkuara mori këtë përgjigje: Ju nuk mund të bisedoni me askënd, në asnjë kohë.
Ajo që e solli këtë kërkesë është një bashkim i asaj që dihet dhe nuk dihet rreth Shqipërisë nga informacionet zyrtare të qeverisë së Tiranës, nga informacionet e pak akademikëve dhe korrespondentëve perëndimorë që kishin vizituar Shqipërinë dhe nga shqiptarët që kanë qenë arratisur gjatë viteve të fundit.
Vendi i Hoxhës
Zoti Hoxha, kryetar i Partisë Komuniste, që mbushi 76 vjeç më 16 tetor, raportohet se është sëmurë, dhe se në daljen e tij të fundit në publik, në një aktivitet sportiv në Tiranë më 20 tetor, teksa ecte, ai ishte mbajtur te ndihmësit. Në mënyrë të dukshme ai nuk doli për të folur në publik deri në fillimin e këtij viti. Shpesh ai i mënjanonte detyrimet e tij të rëndësishme publike dhe thjesht dërgonte një mesazh përshëndetje. Për këtë situatë, çështjet janë ngritur rreth asaj se çfarë mund të ndodhë në Shqipëri pas vdekjes së zotit Hoxha.