Pėrurohet Mihrabi nė Urėn e Gurit nė Shkup qė ishte rrėnuar gjashtė vjet mė parė pėr shkak tė rindėrtimit tė urės.
Themelet e këtij monumenti janë hedhur në shekullin e 15 gjatë periudhës osmane.
Për vendosjen e sërishme të Mihrabit, Qeveria ka shpenzuar pesë milion denarë. Me qëllim të ruajtjes së autenticitetit, për ndërtimin e tij janë shfrytëzuar gurët e njëjtë nga të cilët përbëhej Mihrabi.
Gjatë periudhës 15 vjeçare ura ka qenë objekt i shumë riparimeve dhe ka marrë karakteristika të civilizmeve dhe kulturave të ndryshme që kanë qenë të pranishme në këto hapësira. Një nga këto karakteristika është edhe Mihrabi që daton nga periudha osmane dhe paraqet një ndër detajet më të rënmdësihme të urës. Edhe pse funkisonimi i mihrabit ka pushuar moti kohë, ai si pjesë përbërëse e urës ia jep autenticitetin asaj, tha kryeministri Nikolla Gruevski.
Mihrabi është ndërtuar nën mbikqyrjen e Drejtorisë për Ruajten e Trashëgimisë Kulturore. Drejtori Pasko Kuzman thotë se Urës së Gurit i është rikthyer pamja e vjetër.
Rikonstruksioni është bërë në rregull pasi është punuar gjatë kohë. Edhe pse ndërmatrja e cila fitoi tenderin, premtoi se do të ndërtohej për 20 ditë, por kur pa se po ballafaqohet me një situatë të komplikuar e përfundoi për tre deri katër muaj. Pra është ndërtuar njëjtë ashtu siç ka qenë, theksoi Kuzman.
Rrënimi i Mihrabit për historianët e përiudhës osmane ka për qëllim falsifikimin e historisë, me qëllim që të tregohet se kjo urë i takon periudhës së Justinianit. Por autoritetet thanë se rrënimi është bërë rastësisht. Sipas tyre, do të riparohen edhe ambientet përreth urës edhe atë me fonde nga Turqia.