Kryeminstri i Kosovės Hashim Thaēi, nė hapjen e panairit tha se qeveria e tij do t'ju lehtėsojė punėn krijuesve kosovar nė veprimtarinė e tyre.
U hap panairi mbarëkombëtar i librit "Prishtina 2008", i cili këtë vit kishte përvjetorin e dhjetë të mbajtjes. Për dallim me vitet e tjera, sipas zyrtarëve të lartë të vendit, edicioni i këtij viti karakterizohet si i veçantë për arsye se është i pari pas Pavarsisë së vendit. Në këtë eviliment kulturorë morrën pjesë personalitete të larta të institucioneve qeverisëse kosovare.
Kryeminstri i Kosovës Hashim Thaçi, tha se do të mundohet që si i pari i qeverisë, t'ju lehtësoj punën krijuesve kosovar në veprimtarinë e tyre.
"Ne si Qeveri e Repubikës së Kosovës, do të punojmë në implementimin e politikave që lehtësojnë qarkullimin e librit. Me këtë hap ne ndikojmë në rritjen e standarteve demokratike të shoqërisë sonë", tha kryeministri Hashim Thaçi.
Ndërsa Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sporteve, Valton Beqiri, tha se ky panair ka për qëllim, që t'ju mundësoj krijuesve promovimin e veprave të tyrë që sipas tij ata janë pjesa e shoqërisë që shtyjnë proceset përpara
"Krijuesit tanë janë ata të cilët shtyjnë proceset përpara, janë ata që me idetë e tyre ndikojnë në fermentimet e vizioneve të një politike krijuese, cfare është edhe synimi i ynë, jo vetëm në sferën e kulturës", deklaroi ministri Valton Beqiri.
Duke e pasur parasyshë që ky panair mbahet në kryeqytet, kryetari i Prishtinës Isa Mustafa u zotua se do të bëjë ç'është e mundur për t'u lehtësuar punën krijuesve dhe botuesve të librit
"Zotohemi para jushë se do të bëjmë gjithëçka ç'është e mundur dhe në kompetenca tona në mënyrë që botuesve dhe krijuesve tonë t'u krijohen lehtësira të nevojshme për të zhvilluar veprimtarinë e vet këtu dhe gjithëkund në Prishtinë", tha Mustafa
Panairi i libirt "Prishtina 2008", do të zgjas deri më datën 24 të këtij muaji, ku në të po ekspozohen libra të zhandreve të ndryshme, nga botues të të gjitha trevave shqipëtare.