Nė pajtim me afatin e paraparė, dokumentacion tenderi dorėzuan "Viena Airport" - Austri, "TAV-Turqi, "Hochtief"-Gjermani dhe "EGIS"-Francė/Britani tė Madhe
Gjithsej katër kompani të huaja u kualifikuan në fazën e dytë të tenderit për koncesionim të aeroporteve në Maqedoni, lajmëroi Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.
Në pajtim me afatin e paraparë, dokumentacion tenderi dorëzuan "Viena Airport" - Austri, "TAV-Turqi, "Hochtief"-Gjermani dhe "EGIS"-Francë/Britani të Madhe.
"Në periudhën e ardhshme do të kryhet shqyrtim detajor i dokumentacionit të mbërritur, pas çka komisioni për zbatimin e procedurës së tenderit, pas aprovimit paraprak të Qeverisë do të dorëzojë kërkesë për oferta nga ana e kompanive të kualifikuara", thuhet në kumtesën.
Tenderi publik ka të bëjë për Projektin për përmirësimin e gjendjes teknike dhe financiare të sistemit të aeroportit në Maqedoni, i cili përbëhet nga aeroporti "Aleksandar Makedonski" (Leka i Madh) në Shkup, aeroporti "Shën. Apostull Pali" në Ohër dhe ndërtimi i aeroportit të ri kargo në Shtip.
Është paraparë që sistemi i aeroportit në Maqedoni të jetë lëndë e koncesionit në periudhë prej 20 viteve. Në këtë periudhë kohore, pritet që koncesioneri thuajse në mënyrë të plotë ta rikonstruojë infrastrukturën e aeroporteve.