E enjte, 4.12.2008
RSS RSS Arkiva Marketing Kontakt
Ballina
Opinione
Ekonomi
Kulturė
Sport
Dosier
Spektėr
Foto Arkiva
Video Arkiva
TV Panorama



























Ballina > Gozhda nxjerr gozhdėn
Gozhda nxjerr gozhdėn
Gozhda nxjerr gozhdėn
Si do tė duket pasqyra e administratorėve lokalė pas 15 qershorit, atėherė kur hyn nė fuqi Kushtetuta e Kosovės ėshtė vėshtirė tė paragjykohet, meqė ka hamendje tė mėdha edhe nė vet KB. Serbia si zakonisht shfrytėzon jofunksionalitetin institucional tė Kosovės duke shfrytėzuar porozitetin konstitucional.

Kosova edhe njëherë, si shumë herë deri më tash, ishte arenw e luftws politike ne Serbi. Loja e pranimit apo mospranimit tw zgjedhjeve serbe nw Kosove nuk është aq shumë e rëndwsishme, ngase serbët e bënë të veten, ata përqeshën edhe një herë UNMIK-un dhe qeverinë vendore, duke organizuar zgjedhjet në të dy nivelet.

Tash edhe UNMIKU si duket do ta pranoj këtë realitet, ndoshta pak më ndryshe, të modifikuar, të mbahen zgjedhjet vetëm në komunat serbe, edhe pse këtë mundësi nuk e ka sugjeruar asnjëherë KQZ, kjo paraqet shkelje drastike të sistemit zgjedhor, ngase faktikisht po pranohet politika serbe e obstruksionit, duke zhvlerësuar kështu zgjedhjet lokale në Kosovë të mbajtura në nëntor, vitin e kaluar.

Edhe pse është plotësisht e kuptueshme se nuk ka pasur mundësi praktike për ndonjë reagim efektiv, ngase Kosova nuk e ka stabilitetin e nevojshëm politik-institucional, është në pritje të aprovimit të Kushtetutës së Kosovës, e cila do të lë të hapura akoma shumë mundësi interpretimi. Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kënaqet me prononcime politike, duke harruar se ajo duhet të zbatojë politikën e proklamuar më herw, që është e lidhur me premtimet e dhëna elektoratit.

Mbledhjet e “rëndësishme” të këshillit të ministrave janë shumë pak të zëshme ngase zëri ikryeministrit është shumë më i fuqishëm, ndërsa ministrat zuzar nuk janë aspak autonom në marrjen e vendimeve, jo pse për këtë i pengon z. Thaçi por për faktin se ata rropaten nga mosdija për të qeverisur në mënyrë të pavarur me ministritë në frymë ligjore, pra ata nuk duhet të shikojnë aq tepër në vetullat dhe nofullat e z. Thaçit, por duhet të shfletojnë më tepër ligjet, por edhe të jenë më azhur në prodhimin e ligjeve të reja.

Edhe pse vazhdimisht në epiqendër të lajmeve është KEK-u dhe menaxhimi i dobët, meqë rezultatet deri më tash janë dekurajuese, edhe pse shumica e ekspertëve në KEK kanë një eksperiencë të lakmueshme, nuk dolën me ndonjë studim cilësor për gjendjen e stabilimenteve në Termocentrale, por edhe në Mihjet sipërfaqësore, cilat janë pengesat dhe fytet e ngushta në prodhimtari, dhe çka duhet ndërmarrë për të eliminuar ato.

Në opinion është krijuar përshtypja se me KEK-un udhëheqë qeveria ndërsa personeli, apo kuadrot teknike në KEK janë servis i vendimeve të tyre. Pse nuk ka ndonjë plan operacional kohor se çfarë duhet ndërmarrë për të ardhmen për t'u sanuar gjendja e krijuar energjetike një kohë kaq të gjatë, dhe cilat ishin shkaqet e një qeverisjeje të deritanishme, dështake.
Për të kaluar përfundimisht testin e pjekurisë se Kosova është e gatshme të qeverisë me resurset e veta, këtë duhet ta dëshmoj qeveria aktuale. Ndoshta nuk është edhe keq që qeveria të shtojë bashkëpunimin me institutet e pavarura shkencore për të kaluar nga faza deklarative në atë konkrete, për të profesionalizuar shërbimet në marrjen e vendimeve të rëndësishme.

Sigurisht që kjo do të efektivizonte edhe punën shkencore kërkimore në Universitet duke i shtyrë pedagogët që më shumë të mendojnë për punë konkrete dobiprurëse dhe njëkohësisht fitimprurëse se sa të merren me ciklin e ligjëratave shterpe, në disa universitete private, aspak të dobishme për studentët.

Nuk e shoh aspak të arsyeshme eks-komunikimin e Universitetit dhe pedagogëve nga angazhimi i tyre permanent në hartimin e projekteve orientuese të zhvillimit tekniko-teknologjik të Kosovës, duke u mundësuar investitorëve lokalë një qasje më të moderuar të zgjedhjes, se sa të dyfishimit, apo trefishimit të kapaciteteve ekzistuese, pa ndonjë rregull të caktuar, ku më pastaj shprehen dukshëm efektet negative në afarizëm...

Neglizhenca e tepruar në këtë drejtim do të shtojë kokëdhembjet në t’ardhen ngase Serbia nuk është tërhequr nga synimet për destabilizimin e Kosovës, kjo do të vërehet sigurisht më vonë, meqë Evropa veç i ka lënë të hapura dyert për te. Ka një dozë skepticizmi se në procesin e mëtejmë të privatizimit Serbia do të aktivizojë të gjitha mundësitë edhe përmes lobimit financiar të shumë biznesmenëve të Kosovës, të cilët janë të hapur për të gjitha solucionet vetëm për të përfituar sa më shumë.

Një ndër problemet kyçe të zhvillimit të industrisë së Kosovës nuk qëndron në lëndën e parë, meqë Kosova disponon me resurse te mjaftueshme, edhe pse nuk ka ndonjë doracak të përgatitur për një informim më detaj, por konsiston në zgjedhjen e lokacionit te përshtatshëm, meqë janë shprehur anomali të shumta abuzive lidhur me pronën, pastaj në divergjencat e shprehura ne mes të harxhimeve, fuqisë punëtore dhe produktivitetit, si dhe nga nevojat për pajime efikase te prodhimit, me shkallë tatimi joefikas stimulimi duke ia bashkangjitur edhe detyrimet e larta doganore, që paraqesin probleme evidente që ngërthejnë në vete edhe tregun jo stabil, për shkak të rënies së fuqisë blerëse, por edhe jostabilitetit institucional.

Nuk ka ndonjë hulumtim të zhvilluar deri me tash për zgjedhjen e zonave industriale, të cilat duhet të lidhen kushtimisht me akset rrugore, për të lehtësuar punën e transportit. Me gjithë problemet e cekura më lartë, duhet studiuar nevojat e tregut dhe kërkesat për profilin e kuadrove që i përshtaten ndërrimeve teknologjike. Kosova është vend shumë i vogël të shpenzojë aq shumë në kuadro të dështuara, që më pastaj të sorollaten me diplomat e tyre. Edhe sistemi shkollor duhet t'u përshtatet kërkesave në tregun vendor por edhe në atë evropianë.

Çdo prodhim kërkon furnizimin me lëndë të parë dhe distribuimin e prodhimeve finale ne treg. Prandaj është primare gjatë zgjedhjes së lokacionit të zonave industriale, te hulumtohet problematika e tërësishme e sistemit te transportit në nivel vendor dhe përreth, që përcillet me pako ligjore.

Sa përcillet kjo nga projektuesit varet nga plani hapësinor. Shikoni deri më tash janë shkruar shumë artikuj për projektin TC Kosova C, por nuk kam lexuar deri më tash se ku është projektuar lokacioni, gjë që do të duhej të ishte me shumë prioritet, meqë shihet ashiqare se sa dëme i kanë shkaktuar natyrës dhe rrethinës termocentralet tash të vendosura Kosova A dhe Kosova B.

Shumë më e arsyeshme do të jetë bartja e thëngjillit me konvejer (traka) të rrethuar deri në lokacionin që do të zgjidhet, nuk është aspak i preferuar rrafshi ku do të rrezikohej toka pjellore, se sa të zgjidhet lokacioni fizikisht i afërt me burimin e lëndës së parë-thëngjillit.

Është e kuptuar që gjatë përzgjedhjes se lokacionit të objektit, distanca nga fabrika deri te liferuesi matet me lartësinë e shpenzimeve të transportit. Për këtë me ndryshimin e shpenzimeve relative ndryshon edhe itinerari i burimeve të lëndës së parë, mihjeve, veçmas për kompaninë e përzgjedhur që do të jetë e interesuar të investoj, duke iu përshtatur nevojave reale të qytetarëve, pra duke plotësuar të gjitha parakushtet ekologjike dhe të sigurisë së përgjithshme.


Publikuar: 19.05.2008 23:56:52
Lexuar: 77 herė
Fjalėt kyēe: Gozhda, nxjerr, gozhden, pasqyra, administratoreve, lokal, konstitucional,
  


Lajmet e fundit
Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne Trajtimi i personave me aftesi te kufizuar dhe shoqeria moderne
11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt 11 dhjetor 1990, kėshillat e Ramiz Alisė pėr studentėt
"Ēartet Genta nė mikrofon"



Lajmet te ngajshme
Xhaz politik! Xhaz politik!
Marrėdhėniet politike Shqiptaro-Greke, parė ne dimensionin mik-armik Marrėdhėniet politike Shqiptaro-Greke, parė ne dimensionin mik-armik
Autoriteti i rivėshtruar Autoriteti i rivėshtruar
Sytė e diktaturės Sytė e diktaturės
Tre revolucionet Tre revolucionet
Ēfarė t’i bėjmė armikut tė brendshėm? Ēfarė t’i bėjmė armikut tė brendshėm?
Kohėra tė vėshtira pėr stres tė vazhdueshėm Kohėra tė vėshtira pėr stres tė vazhdueshėm
Dita 11 e dhimbjes dhe heshtjes Dita 11 e dhimbjes dhe heshtjes
A ka fytyrė e vėrteta...? A ka fytyrė e vėrteta...?
121 Publicistė: Jo me Berishėn, por Ballė pėr ballė me Entela Hyskon! 121 Publicistė: Jo me Berishėn, por Ballė pėr ballė me Entela Hyskon!
Google Yahoo MSN