Diva franceze e ekranit, Fanny Ardant, do tė bėjė debutimin e parė si regjisore nė njė film tė zhanrit dramė qė quhet "Ashes and Blood", tė cilit ajo ia ka shkruar edhe skenarin.
"Është një tregim personal për lidhjet e gjakut që e ka shkruar në një stil të Shakespearit, ka thënë për media producenti, Paolo Branco.
Filmi do të kushtojë rreth pesë milion dollarë për tu punuar dhe do të xhirohet në Marseilles dhe në disa vende ballkanike që aktorja nuk i ka specifikuar se cilët janë ata.
Ardant, e cila është në konkurrencë në festivalin e Cannes në filmin e italianit Paolo Sorrentino, që quhet Il Divo, deri me tani ka fituar çmimin Cesar çmim francez i barabartë me Oskar për rolin e saj në komedinë Pedale Douce, në vitin 1996.