Ka pėrfunduar nė Prishtinė spektakli muzikor "Video Festi Muzikor 2008". Rapgrupi "Skillz", me kėngėn "Ah femrat", ka fituar ēmimin "Video spoti mė i mirė" pėr vitin 2007. Ky grup po ashtu ka fituar nė kategorinė pėr grupin mė tė mirė dhe pėr video spotin mė tė mirė nė kategorinė hip-hop.
Në të gjitha daljet e tij, Ledri Vula nuk ka harruar të bënte së pari: "brrrrrrr, brrrrr",fjalë kjo që nuk i dihej se cili ishte kuptimi i saj. Ndërkaq, pas nuk ka mbetur as në falënderimet e tij për babin e tij i cili ia punoj spotin - më të cilin ai mori çmimin kryesor të festivalit.
Zhgënjimi i Etno Engjujve
Ndërkohë, rap-grupi i njohur kosovarë "Etno Engjujt", nuk ka marrë asnjë shpërblim edhe pse ka qenë i nominuar në dy kategori.
Në fytyrat e këtij grupi dukej qartë se ata ishin shumë të zhgënjyer në organizatorët e festivalit, pasi që në të gjitha kategoritë fitues dilnin "Skillz"-at, sidomos në kategoritë ku edhe ata ishin të nominuar.
"Dush" të ftohtë për Albanin
Këngëtari nga Shqipëria Alban Skenderaj po ashtu është pritur me një "dush" të ftohtë nga publiku.
Pasi ka marrë çmimin për "mashkullin më të mirë", Alban Skenderaj nuk është duartrokitur më shumë se 10 sekonda nga publiku, gjë kjo që ka ndikuar që ai të mos të ndihet mirë në skenë.
Si duket ky është dënimi që Albani e kaq fituar tek publiku kosovar që nga koha kur ai nuk votoj për dy këngëtarët kosovare gjatë festivalit të këngës në RTSH.
Geti xheloz në Elvanën
Në anën tjetër rap-këngëtari Getoar Selimi ka treguar edhe njëherë xhelozinë e tij kundrejt këngëtares nga Shqipëria, Elvana Gjata, me të cilën nuk është më në lidhje dashurie.
Ai është prezantuar me të dashurën e tij të re, Hana, e cila udhëheq një emision për "tinejxher" në RTK, dhe ju ka drejtuar Naim Krasniqit duke i thënë se këngën e Elvanës e ka punuar ai dhe se meritat për të i takojnë atij.
Vesa Luma: E dua Genc Dobroshin
Edhe pse për një kohë kishte hezituar që ta bënte publike dashurinë e saj me në fund këngëtarja Vesa Luma e ka thënë këtë edhe publikisht, kur ka ndarë çmimin "Best Male".
"Dhe Best Male, shkon...Do kisha dashtë që ai të shkon për Genc Dobroshin që unë e dua shumë", ka thënë Luma.
Juria voton këngët e veta
Juria e cila ka qenë e përbërë kryesisht prej producentëve kosovarë duket se më shumë ka qenë e interesuar për të votuar video-klipet e veta.
Kështu shumica e këngëtarëve kanë thënë se nuk ka pasur vlerësime adekuate të këtyre personave për spotet të cilët u paraqiten në natën e mbrëmshme. Vetëm TV 21 ka pasur dy persona në juri, Parta Kelmendin dhe Blerdi Malushin. Njëjtë ka ndodhur edhe me producentët e tjerë.
Madje, sipas disa thashethemeve, shumica e këngëtarëve e kanë ditur qysh në fillim këngën fituese të festivalit. /telegrafi/